web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Marrëzi pa fund”/ Zbulohen kumarxhinjtë e politikës

23 Tetor 2018, 09:01, Aktualitet CNA

Ndërkohë që Komisioni i Ekonomisë po diskuton në lidhje me propozimin e qeverisë për të mbyllour aktivitetet e lojërave të fatit, pa praninë e opozitës, ka reaguar deputetja e PD, Jorida Tabaku.

Në një deklaratë për mediat, nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku shprehet se ?Ata që sot flasin kundër basteve sportive dhe kazinove janë kumarxhinjtë e politikës që fatin e tyre e kanë vendosur në rulotën politike?.

Sipas Tabakut, kjo mazhorancë në vitin 2015 një ligj klientelist që e ndryshuan në seancën parlamentare për të përmbushur qokat e tyre elektorale dhe më pas përmes një aksioni fasadë ?Fundi Marrëzisë? prodhuan marrëzinë e basteve pafund.

?Prandaj kjo mazhorancë është e fundit që i takon të flasë me Bibël dhe Kuran për lojrat e fatit. Nëse sot kryeministri ankohet për mesazhet që i vijnë nga burgjet atëherë ai dëshmon se është peng jo i vesit të basteve por i vesit të të qenurit pjesë e të inkriminuarve.?-deklaroi Tabaku.

Deklarata e plotë e Tabakut:

Ata që sot flasin kundër basteve sportive dhe kazinove janë kumarxhinjtë e politikës që fatin e tyre e kanë vendosur në rulotën politike:

–       Ata sollën në vitin 2015 një ligj klientelist që e ndryshuan në seancën parlamentare për të përmbushur qokat e tyre elektorale.

–       Janë ata që përmes një aksioni fasadë ?Fundi Marrëzisë? prodhuan marrëzinë e basteve pafund.

–       Janë të njëjtë me mazhorancës që nuk solli asnjë akt nënligjor për ligjin që miratoi.

–       Janë të njëjtë me mazhorancën dhe kryeministrin që votuan shtyrjen e hyrjes në fuqi të Ligjit të Lojërave të Fatit që vetë votuan.

–       Nën këtë kryeministër u dhjetëfishuan pikat e basteve në kundërshtim me çdo normë ligjore.

–       Nën këtë mazhorancë u dha me koncesion tek kompania e lidhur me vëllain e kryeministrit Sistemi i Monitorimit Online të cilin po e shfrytëzon për të vjelur paratë publike.

–       Nën këtë mazhorancë për një muaj rresht shqiptarët u bombarduan me publicitetin edhe promocionin e lojërave të fatit edhe në TVSH që paguhet me taksat e shqiptarëve.

Prandaj kjo mazhorancë është e fundit që i takon të flasë me Bibël dhe Kuran për lojrat e fatit. Nëse sot kryeministri ankohet për mesazhet që i vijnë nga burgjet atëherë ai dëshmon se është peng jo i vesit të basteve por i vesit të të qenurit pjesë e të inkriminuarve. Faktet thërrasin fort përfshirjen e mazhorancës në një tjetër grup të inkriminuar që sot për sot kërkon monopolin e kazinove dhe lojërave të fatit. Lejet e ndërtimit, ligji i ri me emrin ?Bast Arena? dhe promovimi i kryeministrit janë shenjat e qarta të qelisë prej nga ku mazhoranca porosit ligjet.





Lajmet e fundit nga