web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestimi i bandës së Shijakut/ Zbardhet veprimtaria e frikshme kriminale

22 Tetor 2018, 09:32, Aktualitet CNA

Ditën e djeshme, policia arriti të vinte në pranga vëllezërit Avdyli, të cilët konsiderohen ?të fortët? e Shijakut. Ndaj tyre rëndojnë një sërë veprash penale, duke nisur që nga vrasjet, gjobvëniet, trafik droge dhe prostitucion.

Zinxhiri i vrasjeve fillon në vitin e largët 1996, kur u vra kushuriri i Astrit Avdylit, Dritan Avdyli.Shkak për vrasjen e tij u bë gjobvënia ndaj biznesmenit, Tefik Hyka, pronar tullash në Vlorë.

Ky i fundit ishte gjobitur nga Avdyli dhe kishin lënë si takim zonën e njohur si ?4 Rrugët? në Shijak, për të bërë dorëzimin e parave. Në këtë moment Avdyli qëllohet me breshëri armësh, nga Durim Kusi, një vrasës me pagesë i ardhur nga Tirana, me porosi të biznesmenit vlonjat.

Ndërkohë persona të paidentifikuar, tentuan të vrisnin Tefik hykën në lokalin e tij në kryeqytet vitin e kaluar, por atentati dështoi. Që nga ai moment për Hykën ka shumë pak informacion.

Më pas fillon kalvari i hakmarrjeve, ku Astrit Avdyli, vret personin që nxorri në pritë kushëririn e tij, ndërsa i vëllai Shkëlqim Avdyli ekzekuton Durim Kusin, vrasësin me pagesë të Dritan Avdylit.

Përsa i përket pjesëtarëve të tjerë të grupit, Jasmin Avdyli, është dënuar më parë në Itali për vrasjen e një marshalli dhe pas kryerjes së dënimit jeton në Shijak, ndërsa Flamur Avdyli ka emigruar në Gjermani që prej vitit të largët 1996 së bashku me vëkllezërit dhe dyshohet se merret me trafik heroine. /CNA.al





Lajmet e fundit nga