web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse duhet arrestuar Spartak Braho?!

13 Tetor 2018, 11:04, Aktualitet CNA

Deputeti Spartak Braho, në një intervistë të dhënë pak ditë më parë në gazetën ?Dita?, ka deklaruar se do të nxjerrë një sërë dokumentesh që hedhin dritë mbi atë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri në vitin 1997. Madje është përhapur edhe një proverb, se ?po hapi çantën Baba Taku gjysma e politikanëve shkojnë në burg?. Ndërkohë, deputeti Braho në këtë intervistë ka pohuar se ka shumë të dhëna, që nuk i ka bërë publike. ?Kush do t?i gjykojë çështjet që unë mund t?i bëj publike? Nuk kam besim??-ka thënë Braho.

? Ka kaq shumë çanta dhe dosje të paeksploruara në këtë vend. Unë kam rreth 30 vjet në politikë. Kam parë e dëgjuar shumë, ndërsa kam qenë edhe avokat në shumë çështje për emra të njohur të politikës. Për ato ngjarje që folëm ku mund t?i mbaja dokumentet dhe dëshmitë e kohës përveçse në çantë.?-ka thënë ndër të tjera Spartak Braho, në një cikël intervistash.

Por, Spartak Braho si një politikan në moshë dhe një jurist me përvojë duhet ta dijë se nëse ka fakte apo dokumente për ngjarje të bujshme në Shqipëri, minimalisht ai konsiderohet si person në dijeni për ngjarjen dhe duhet të thirret në prokurori. Të paktën duhet të shkojë në prokurori, duhet të meret në pyetje, në qoftë se di aq shumë të vërteta sa ç?pretendon vetë.

Përtej ?shashkave? politike, përtej gënjeshtrave që thuhen çdo ditë nga politika, del e thotë që ka dosje, ka dokumente, di këtë e di atë, por asnjë nuk çohet në prokurori. Ashtu siç ndodhi edhe me avokatin Spartak Ngjela një ditë më parë, i cili foli për vrasjen e Artan Santos, për të cilin tha se ?U vra për pastrimin e 3 miliard eurove. 3 miliardë euro janë transferuar me pastrim parash nga ajo bankë?.

Këta minimalisht duhet të merren në pyetje si persona që kanë dijeni mbi ngjarje kriminale që kanë tronditur jo pak opinionin publik apo për ngjarje që kanë destabilizuar Shqipërinë.

Heshtin, nuk shkojnë në prokurori, në një kohë që ky do të ishte minimalisht akti i parë i tyre, ose në të kundërt nuk duhet të dalin dhe të thonë broçkulla në opinionin publik, sepse në atë moshë që janë ata nuk ju falen gjëra të tilla. Nuk mund të trazojnë opinionin me ?bomba? për ngjarje kriminale dhe ndërkohë nuk shkohet në prokurori.

Nëse kanë fakte, apo prova për akte kriminale apo ngjarje që kanë trazuar jetën politike të vendit, minimalisht duhet ti çojnë në prokurori dhe në qoftë se vërtetë kanë prova dhe fakte, të cilat i kanë fshehur për gjithë këto vite, duhet të arrestohen si persona që kanë penguar drejtësinë, apo që kanë fshehur një krim./ CNA.al

Avokat Spartak Ngjela duhet të arrestohet!





Lajmet e fundit nga