web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tragjedi në Greqi/ Kamioni merr flakë, digjen të gjallë 11 emigrantë

13 Tetor 2018, 09:17, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një kamion është përplasur me një mjet tjetër, dhe pas përplasjes është përfshirë nga flakët.

Mësohet se si pasojë e këtij aksidenti të rëndë janë djegur të gjallë 11 refugjatë të fshehur brenda kamionit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Egnatia rreth orës 5:30 të mëngjesit të sotëm.  Pas përplasjes së fortë të dy mjetet janë përfshirë nga flakët, ndërsa refugjatët nuk kanë mundur të dalin nga kamioni.

Identifikimi i trupave të viktimave është i vështirë për shkak të djegieve të shumta. Fshehja e refugjatëve nga vendet e treta brenda kamionëve të cilët synojnë vendet e BE dhe Anglinë është një praktikë e njohur dhe mjaft e rrezikshme.





Lajmet e fundit nga