web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LSI: Prokuroria të ngrejë padi ndaj Ramës

13 Tetor 2018, 10:18, Aktualitet CNA

Në një konferencë për shtyp ditën e sotme kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se kryeministri Rama ka gënjyer me shifra për borxhin publik të vendit.

Vasili tregon se Rama nuk mund të shfajësohet në Facebook.

“S’ka drejtësi për qytetarët, por vetëm për kryeministrin. Kryeministri gëzon privilegjin e njeriut të paprekshëm. Ai është paditur 3 herë. Kreu i PD-së del para drejtësisë, kurse kryeministri i paatakueshëm. Ai u padit për thirrjen që u bëri policëve për të mbledhur vota, por prokuroria e mbylli çështjen. Nuk u thirr asnjëherë, nuk u pyet asnjëherë në prokurori. Prokuroria e mbylli çështjen e Ramës me justifikimin se Rama kërkoi falje. Prokuroria është kapur për grykë nga fyti.” shprehet Vasili.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me rikthimin në kuvend të ligjit të teatrit nga presidenti Meta, Vasili u shpreh se është një ngjarje e mirë shumë. Është rreze shprese që Kushtetuta ka një institucion që i respekton. Ka mbrojtur një pronë publike dhe i ka dhënë një mesazh të madh mbështetje trashëgimisë dhe kulturës. Është mesazh shprese që ai ka fanar Kushtetutës, tha kreu i grupit parlamentar i LSI-së./CNA.al





Lajmet e fundit nga