Vrasja në ish-bllok/ Merret në pyetje Ervis Martinaj
Ervis Martinaj, biznesmeni i basteve që mbeti i plagosur mbr...
Vlerat e sondazheve të unionit konservator janë më të ulta se kurrë më parë. Kancelarja Merkel po humbet gjithnjë e më shumë mbështetës brenda partisë së saj, prandaj fjalimi para të rinjve konservatorë ishte me rëndësi.
Në fjalën para Unionit të të Rinjve Kristiandemokratë (JU), kancelarja Merkel bëri thirrje për unitet para zgjedhjeve të rëndësishme në Bavari dhe Hesen. Ajo kërkoi dhënien fund të grindjeve të vazhdueshme brendapartiake dhe apeloi ndaj CDU dhe CSU-së “që ne tani të kthehemi tek votuesit, dhe të mos merremi me matje forcash.” Merkeli në konferencën e Unionit të të Rinjve Kristiandemokratë (JU) premtoi, se do të punojë shumë që koalicioni me bazë të gjerë të kthehet tek puna faktike.
Koalicioni është bashkëpërgjegjës për vlerat e dobta në sondazhe në landet Hesen dhe Bavari, pranoi Merkel. “E di po ashtu, që ne përmes grindjeve tona, kemi kontribuar shumë që sondazhet të jenë ato që janë”, tha Merkel në Kiel. Votuesit nuk e vlerësojnë pozitivisht, kur ne grindemi me njëri-tjetrin, për gjëra që ata nuk i kuptojnë.
“Të tjerët nuk flenë”
Në të njëjtën kohë ajo i bëri thirrje Europës për të zhvilluar strategji të përbashkëta për sfidat më të rëndësishme aktuale. Nëse Gjermania do të luajë rol në radhët e para në një botë të globalizuar, atëherë kjo bëhet vetëm bashkë me Europën. “Të tjerët nuk flenë”. Merkel përmendi si fusha të përbashkëta të BE politikën e jashtme dhe të sigurisë, si edhe shkencën dhe zhvillimin. “Bëhet fjalë për “prezantimin e përbashkët si aktor global” për ballë Rusisë, Kinës apo Afrikës, tha Merkel. Me debatin e integrimit është shumë humbur shumë kohë që duhej vënë në dispozicion për zhvillimin e mëtejshëm të digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale.
Në fund Merkel kërkoi dhënien fund të grindjes brenda unionit për refugjatët. Në ta ardhmen emigrantët nga Afrika do të luajnë një rol edhe më të madh se refugjatët nga Siria apo Iraku, tha Merkel. “Për këtë ne si union duhet të reagojmë me një plan të përbashkët.” Afrika nuk duhet parë si kontinent problematik, por si shans, theksoi kancelarja gjermane. Nganjëherë diskutohet në union sikur jemi ende në verën e 2015-s. Ndoshta nuk janë zgjidhur të gjitha problemet por situata ka ndryshuar tërësisht, tha Merkel. “Nuk duhet të merremi vazhdimisht me të shkuarën.”
Kritika nga kreu i JU
Kreu i të rinjve konservatorë, JU, Paul Zimiak u shpreh me kritika për kancelaren gjermane. Duke parë vlerat e rëna në sondazhe, ai u shpreh per rigjenerim. “Kush do të jetë kancelar i këtij vendi, duhet të jetë gjithmonë i gatshëm për të drejtuar këtë vend drejt së ardhmes”, tha Ziemiak.
Fjalimi i Merkelit shihet si test për kongresin e partisë konservatore në dhjetor. Merkel u shpreh skeptike lidhur me idenë e të rinjve konservatorë për kufizimin e mandatit të krerëve të qeverisë. Kjo është në kundërshtim me lirinë e mandatit të deputetëve të Bundestagut, tha ajo. Në kongresin e partisë CDU në dhjetor, Merkel kërkon të rizgjidhet si kryetare e partisë dhe ka theksuar se do të qëndrojë deri në fund të mandatit, në vitin 2021./DW
Ervis Martinaj, biznesmeni i basteve që mbeti i plagosur mbr...
Johnny Depp ka dhënë një intervistë për “GQ” ditëve të fundi...
Pak ditë pas mbërritjes së përgjigjes nga laboratorit anglez...
Sytë janë mbi ju, ashtu siç edhe doni në fakt ndërkohë që da...
Nëse doni të provoni kulmin e luksit, provoni të shkoni në k...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është bërë baba sot pë...
Që telefonat celularë dëmtojnë shëndetin për shkak të rrezat...
Autoritetet në Berlin kanë kërkuar që punonjësit e një klubi...
Dy inspektorë të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve janë arrest...
Deputetja Oriola Pampuri ishte në familjen 6 anëtarëshe të A...
Aleksandër Frangaj, themeluesi i “Tv Klan”, ka festuar mbrëm...
Deputeti i PS, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mesa duket nuk ...
Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata rreth 8 muaj më parë prano...
Një person i tretë, i cili dyshohet si përfshirë në kasaphan...
Policia e shqiptare dhe ajo greke kanë finalizuar operacioni...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ka z...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj është bërë për ...
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po m...
Rreth orës 21:50 të mbrëmjes së të enjtes, një ngjarje e rën...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...