web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E akuzuan se ndau dy aktorët! Aktori me origjinë shqiptare detyrohet të tregojë të dashurën dhe është një yll!

29 Shtator 2018, 08:25, Lifestyle CNA

Demet Özdemir dhe Seçkin Özdemir i dhanë fund historisë së tyre të dashurisë dhe si shkaktar i ndarjes u bë ?kurban? aktori me origjinë shqiptare Can Yaman.

Can dhe Demet janë protagonistë të serialit turk ?Erkenci Kuç? dhe shihen gjithmonë pranë në rrjetet sociale, pasi janë miq të mirë. Por kjo miqësi u keqkuptua nga fansat, të cilët akuzuan aktorin se ai ishte shkaktar për xhelozinë e Seçkin ndaj Demet, e për pasojë u ndanë.

 

Për herë të parë ka reaguar vetë aktori Can Yaman, i cili ka treguar se lajmet janë të pavërteta. Madje, aktori me origjinë shqiptare rrëfeu për herë të parë se është i dashuruar dhe se në zemrën e tij është një person i veçantë.

Can preferoi të mos zbulonte se kush është partnerja e tij, por mediat turke zbuluan se ajo quhen Rabia Yaman dhe është me profesion modele.

Rabia nuk është figurë e panjohur për mediat turke, pasi prej disa vitesh ka qënë e lidhur me aktorin ?ükrü Özy?ld?z.





Lajmet e fundit nga