Armë, kokainë dhe kanabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka reaguar në lidhje me disa denoncime të emisionit ?Stop?, për problemet e përdorimit të drogës në shkolla.
Në një postim në rrjtetet sociale, Luan Rama shkruan se ?Emisioni “Stop” risolli këto ditë edhe një herë në vëmendjen e opinionit publik me pamje, pra me zë e me figurë siç është bërë e modës të thuhet, problemin e madh të shpërndarjes, shitjes e përdorimit të drogës nëpër shkollat e kryeqytetit?.
Ndërsa më tej, ai thekson se ?E vërteta është alarmante, gjendja është skandaloze, e më alarmante e skandaloze se kjo e vërtetë, është indiferenca kriminale dhe mosveprimi i institucioneve shtetërore përgjegjëse!?.
Në postimin e tij, Luan Rama ka sulmuar edhe kryeministrin, ndërsa thekson se ?Emisioni “Stop” na zbulon vetëm majën e aisbergut të një epidemie që përhapet shkollë më shkollë, ndërkohë që nëse kthehemi vetëm pak ditë më pas në kohë e të kujtojmë ceremonitë e çeljes së vitit mësimor, do të na rishfaqen fjalimet bajate e fytyrat e impostuara deri në ngërdheshje që ngjallin neveri prej grimasava të pështira, të Kryeministrit e të të tjerëve pas tij që e imitojnë shëmtuar, për gjoja “masat e shkëlqyera të marra për fillimin e vitit të ri mësimor”.
Sipas Ramës, ?Ballafaquar me të vërtetat që transmetoi emisioni “Stop”, rezulton se masat paskan qenë vetëm në fjalimet e pështira, për sa kohë oborret e korridoret e shkollave janë “pushtuar” prej trafikantëve të drogës!?
Postimi i plotë:
Droga në shkollë,
emisioni “Stop”…
dhe Policia e Shtetit!
Emisioni “Stop” risolli këto ditë edhe një herë në vëmendjen e opinionit publik me pamje, pra me zë e me figurë siç është bërë e modës të thuhet, problemin e madh të shpërndarjes, shitjes e përdorimit të drogës nëpër shkollat e kryeqytetit!
E vërteta është alarmante, gjendja është skandaloze, e më alarmante e skandaloze se kjo e vërtetë, është indiferenca kriminale dhe mosveprimi i institucioneve shtetërore përgjegjëse!
Emisioni “Stop” na zbulon vetëm majën e aisbergut të një epidemie që përhapet shkollë më shkollë, ndërkohë që nëse kthehemi vetëm pak ditë më pas në kohë e të kujtojmë ceremonitë e çeljes së vitit mësimor, do të na rishfaqen fjalimet bajate e fytyrat e impostuara deri në ngërdheshje që ngjallin neveri prej grimasava të pështira, të Kryeministrit e të të tjerëve pas tij që e imitojnë shëmtuar, për gjoja “masat e shkëlqyera të marra për fillimin e vitit të ri mësimor”.
E në gjithë këtë butafori të transmetuar prej ERTV-së, nuk munguan as deklaratat e Policisë së Shtetit, sipas të cilës, “…policia ka marrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike me nisjen e vitit të ri shkollor. Midis masave është shtimi i patrullave në orët e lëvizjeve më të mëdha në afërsi të shkollave… mbylljen apo largimin e lokaleve të tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes që tregtojnë pije alkoolike, produkte ushqimore të skaduara apo në ndonjë rast dhe lëndë narkotike pranë shkollave” e të tjera e të tjera si këto!
Ballafaquar me të vërtetat që transmetoi emisioni “Stop”, rezulton se masat paskan qenë vetëm në fjalimet e pështira, për sa kohë oborret e korridoret e shkollave janë “pushtuar” prej trafikantëve të drogës!
Dhe si për ironi, ndërsa pas emisionit “Stop” duhej të ngrihej menjëherë në alarm e në këmbë i gjithë shteti, gjithçka u kalua me një përgjigje klishe nga ana e drejtorisë së policisë së Tiranës, a thua se ky problem është çështje që ju përket vetëm strukturave të Policisë së Shtetit!
Asnjë analizë se përse nuk kanë funksionuar masat që u proklamuan në nisje të vitit të ri shkollor, asnjë konkluzion se kush mban përgjegjësi për gjëndjen kriminale në mjediset e shkollave të kryeqytetit dhe se përse shërbimet e policisë pranë shkollave nuk kanë funksionuar, dhe ç’është më kryesorja, asnjë masë konkrete që të na bindë se situata do të përmirësohet!
Pra thënë shkurt, droga do të vazhdojë të shpërndahet e të mbysë nëpër shkolla, emisioni “Stop” do të vazhdojë të denoncojë përsëri me të njejtën ndjenjë përgjegjësie qytetare, e drejtoria e policisë së Tiranës do të bëjë përsëri deklaratën e rradhës!…
Ndërsa institucionet në varësi të ministrisë së arsimit, ato të shëndetësisë, një varg i tërë inspektoriatesh e vetë drejtoritë e shkollave, do të vazhdojnë të na flasin e shkruajnë për masat e shkelqyera që kanë marrë për sigurinë dhe normalitetin nëpër shkollat tona!
Shkëmbimet e ndërsjellta për të zhvilluar sektorin e shëndet...
32 doza me kannabis janë sekuestruar nga Policia e Tiranës, ...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, mbrëmjen e djeshme ka rea...
Kreu i Këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Kresh...
Angela Merkelit iu desh të pranojë një disfatë të hidhur. Gr...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Krymadh...
Gjatë natës së mbrëmshme, në kuadër të operacionit “Forca e ...
Vdekja e një vajze 3 vjeçare e cila u godit nga një tablet s...
Një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili ishte...
Homazhet në nderim të regjisorit të njohur Roland Roshi do t...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Jeter i thotë Asllës se po gënjen Ferhatin për të mbrojtur f...
Më shumë se 3 milion njerëz vdiqën si pasojë e përdorimit të...
Nga Azgan HAKLAJ* Shtatori erdhi e bashkë me të edhe Sulltan...
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga rryma ajri të ftohta...
DASHI 21. mars – 20. prill Nga pikëpamja sentimentale paras...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka reaguar me nje postim ...
Një grup shqiptarësh dhe markokenësh janë përplasur ndërmjet...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në në organizim të P...
Dy gazetarët Artan Hoxha dhe Basir Çollaku, i fundit ky që k...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet por tani BE mund të fillojë neg...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...