Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Angela Merkelit iu desh të pranojë një disfatë të hidhur. Grupi Parlamentar unionist e rrëzoi nga kreu kandidatin e Kancelares. Çfarë do të thotë kjo për qeverinë Merkel?
1. Edhe më tej njësoj – Merkeli qeveris sikur të mos kish ndodhur gjë
Angela Merkeli mund t’i besonte fjalët që tha kryetari i ri i Grupit Parlamentar unionist, Ralph Brinkhaus. Pas zgjedhjes së tij të papritur Brinkhaus tha: “Midis kancelares dhe meje nuk mund të fusësh as një fije letër”. Edhe shumë mbështetës të Brinkhausit thanë se vërtet duan një ndryshim, por nuk i vënë pikëpyetje qeverisë Merkel. Kancelarja pra mund të bëjë sikur nuk ka ndodhur gjë. Që të mërkurën ajo u takua me Brinkhausin, për të diskutuar për bashkëpunimin konstruktiv. Nëse Merkeli i përpunon temat duke iu përmbajtur ngushtë marrëveshjes së koalicionit dhe për çështjet e kontestueshme i jep Grupit Parlamentar ndjesinë se e dëgjon, Brinkhausi, ashtu si më parë Kauderi mund t’i organizojë asaj shumicat e nevojshme.
2. Votëbesimi – Merkeli lufton për pushtetin e saj
Merkeli mori nga Grupi Parlamentar konservator një “jo” për kandidatin e saj të preferuar. Që të mos kesh shumicë te njerëzit e tu, do të thotë të mos kesh shumicë të sigurtë as në parlament. Për të verifikuar nëse koalicioni i madh i CDU/CSU dhe SPD-së e mbështet ende atë, Angela Merkeli mund të kërkojë votëbesimin në parlament. Po të merrte një mbështetje të qartë ajo mund të tregonte: deputetët i kam pas vetes, disfata në Grupin Parlamentar unionist nuk ishte një revolucion anti-Merkel. Po ta humbiste votimin, Presidenti i Gjermanisë mund ta shpërbëjë parlamentin. Epoka e Merkelit do të merrte fund. Në rastin se e fiton votëbesimin, Merkeli mbetet kancelare.
3. Grindje në koalicion – Grupi Parlamentar me besim në vetvete
Në të kaluarën deputetët e Grupit Parlamentar janë ndierë shpesh si marioneta të Zyrës Kancelarore. Tani ata duan të tregojnë pavarësinë dhe kompetencën e tyre. Me nisma ligjore vetjake dhe me kundërpropozime ndaj qeverisë ata mund të përpiqen të krijojnë profil. Kjo mund të rrezikonte jo vetëm stabilitetin e Kancelares, por edhe paqen e koalicionit me SPD. Volker Kauderi i ka propozuar në të kaluarën koalicionit shpesh kompromise dhe shpesh mendonte edhe për interesat e socialdemokratëve. Po të kërkojë tani Grupi Parlamentar nën Brinkhausin politikë të kulluar konservatore, kjo mund t’i zemërojë socialdemokratët dhe të çojë në fundin e parakohshëm të koalicionit.
4. Tërheqje – Merkeli jep edhe më tepër pushtet
Nëse pas zgjedhjeve që priten në Bavari dhe në Hessen, Merkeli do të ndodhet edhe më shumë nën presion, për shkak të rezultateve eventuale jo të mira të konservatorëve, mund të dëgjohen kërkesa për dorëheqje. Merkeli do të kishte atëherë alternativën që në kongresin e CDU-së në dhjetor në Hamburg të mos kandidojë më për kryetare dhe të hapë rrugën për kryetarë të rinj partie. Pas kësaj ajo ose mund të vazhdojë të qeverisë e dobësuar fort, ose t’i japë fund ushtrimit të detyrës si Kancelare. Në të kaluarën Angela Merkeli ka theksuar herë pas here se e konsideron me vend, kur Kancelarja është edhe kryetare partie.
5. Lame Duck – Hapësira e veprimit të Merkelit në botë rrudhet
Në plan ndërkombëtar Merkelin e kërcënon ai fat, të cilin iu desh ta përjetojnë shumë drejtues shtetesh para saj: statusi i një “lame duck”, i një njeriu të pafuqishëm. Një figure pra që është në largim dhe që nuk do të ketë për një kohë të gjatë më pushtet. Me dështimin në votimin e Kauderit është bërë edhe njëherë e qartë se baza e pushtetit të Merkelit lëkundet. Në plan ndërkombëtar Merkeli vazhdon të respektohet fort dhe të nderohet, por dobësia në Gjermani regjistrohet. Kësaj i shtohet që koalicioni i ri mund të kufizonte edhe hapësirën e saj të veprimit në politikën botërore. Në të kaluarën, Kancelarët gjermanë i zgjidhnin punët shumë herë me para. Politikani i ashpër për buxhetin, Brinkhaus mund t’i vërë Merkelit këtu kufij të ngushtë. Për Emmanuel Macronin, Jean-Claude Junckerin ose Tsiprasin ky mund të ishte një lajm i keq./DW
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Krymadh...
Gjatë natës së mbrëmshme, në kuadër të operacionit “Forca e ...
Vdekja e një vajze 3 vjeçare e cila u godit nga një tablet s...
Një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili ishte...
Homazhet në nderim të regjisorit të njohur Roland Roshi do t...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Jeter i thotë Asllës se po gënjen Ferhatin për të mbrojtur f...
Më shumë se 3 milion njerëz vdiqën si pasojë e përdorimit të...
Nga Azgan HAKLAJ* Shtatori erdhi e bashkë me të edhe Sulltan...
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga rryma ajri të ftohta...
DASHI 21. mars – 20. prill Nga pikëpamja sentimentale paras...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka reaguar me nje postim ...
Një grup shqiptarësh dhe markokenësh janë përplasur ndërmjet...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në në organizim të P...
Dy gazetarët Artan Hoxha dhe Basir Çollaku, i fundit ky që k...
Blerina Ferrollai denoncoi në emisionin “Stop” një problem q...
Është ndarë nga jeta moderatori dhe regjisori Roland Roshi. ...
Ndeshja midis Leganes dhe Barcelonës u mbyll me një rezultat...
Duke iu referuar rezultateve të nxjerra dhe të dokumentuara ...
Nga Ardit HadaNë Prokurorinë e Përgjithshme ka mbërritur për...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...