web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vettingu në politikë/ Zyrtarja e DASH kundër propozimit të Bashës?

20 Shtator 2018, 18:20, Aktualitet CNA

Zv/Ndihmës Sekretarja e Shtetit Elisabeth Millard, ka komentuar ecurinë e Reformës në Drejtësi.

Në një intervistë për News24, Millard ka thënë se Amerika po pret rezultate konkrete.

E pyetur për propozimin e kreut të opozitës, Lulzim Basha, për Vettingun në politikë, ajo është shprehur se fokusi në këtë moment duhet të jetë tek ngritja e SPAK dhe BKH.

?Është gjithnjë mirë të shihet se çfarë mund të bëhet dhe mund të jetë një rol i rëndësishëm për opozitën dhe qeverinë që të punojnë për të parë se çfarë mund të bëhet tjetër, por mendoj se çelësi është ngritja dhe funksionimi i këtyre institucioneve të rëndësishme, mendoj se ky duhet të jetë fokusi në këtë moment?, tha Millard. /CNA.al





Lajmet e fundit nga