web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luftë në heshtje! “The Sun” zbulon arsyen e vërtetë përse Rita Ora dhe Dua Lipa nuk flasin

19 Shtator 2018, 10:52, Lifestyle CNA

Rita Ora dhe Dua Lipa ndoqën të njëjtën shkollë në Londër, kanë të njëjtët miq të përbashkët dhe familjet e tyre vijnë nga Kosova, por vajzat nuk flasin! Kjo ishte enigma e madhe e ?The Sun?, që në një shkrim shumë të detajuar ka zbërthyer arsyet e vërteta, përse dy vajzat me origjinë shqiptare kanë zgjedhur të mos kenë asnjë kontakt me njëra-tjetrën.

Burime për ?The Sun? kanë zbuluar se ka pasur një grindje sekrete mes tyre së fundmi, pasi Dua zuri vendin e Rita Orës si imazhi i Adidas.

Ndërsa në tentativat e para të Dua-s për t?u bërë pjesë e muzikës ndërkombëtare, motra e Ritës, Elena Ora, e cila punon në një kompani menaxhimi muzike, i ka kthyer kurrizin, me frikën se një ditë Dua do t?i rrëmbente kurorën Ritës.

?Kjo është e vetmja arsye përse nuk flasin. Nisi nga motra e Ritës dhe tani Dua mendon se nuk donte të ishte rivalja e Ritës! Nga ajo ditë, nuk janë pajtuar? ? tregoi burimi.

Kur u pyet së fundmi për marrëdhënien me Ritën, Dua Lipa dha një përgjigje diplomatike: ?Prindërit tanë e njohin pak a shumë njeri-tjetrin dhe unë kam takuar të motrën.?

Rita Ora u bë  e njohur në vitin 2012, me hitit ?Hot Right Now? dhe ka fituar plot 12 milionë paund që nga ajo ditë. Ndërsa Dua, ka një pasuri prej 3 milionë paund.

Gjithesesi, ?The Sun? nënvizon se edhe përse Rita Ora ka më shumë para, ky vit ishte padyshim i Dua Lipës!





Lajmet e fundit nga