web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestimi i “të fortëve” në Nikël/ Hoxha zbulon detaje të reja

12 Shtator 2018, 19:27, Aktualitet CNA

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja në lidhje me arrestimet e kryera ditën e sotme në fshatin Nikël në Fushë-Krujë.

Duke folur për emisionin ?Repolitix? në Report Tv, Hoxha ka shtuar se për Durim Bamin nuk ka asnjë informacion se për çfarë u ndalua, ndërsa pak momente më parë ka zbuluar se i arrestuari tjetër Flamur Haka është liruar.

Gazetari ka shtuar më tej se gjatë kontrollit të policisë në shtëpitë e të ndaluarve, janë sekuestruar para, armë pa leje dhe makina.

?Deri në orët e mbrëmjes janë ndaluar pesë persona, mes tyre Mariglen Haka, në shtëpinë e të cilit janë gjetur 30 milion lekë të vjetra dhe 35 milionë euro. Atij i ngelet të provojë burimin. Edhe ndaj babai të Mariglenit, Lutfi Hakës është lëshuar një urdhër arresti. Në banesën e Valter Bamit është gjetur një armë pa leje. Për Skënder Lezën dhe Ylli Cangun ka një urdhër ndalimi. Për Durim Bamin nuk ka urdhër ndalimi nga Prokuroria, ndërsa në banesën e Flamur Hakës është gjetur një fuoristradë tip ?Grand Cherokee?, ka thënë Hoxha. /CNA.al





Lajmet e fundit nga