web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zjarr në puset e naftës/ Shmanget tragjedia në Patos

11 Shtator 2018, 20:58, Aktualitet CNA

Afër zonave naftëmbajtëse Patos- Marinzë ka rënë zjarr gjatë ditës së sotme.

Mësohet se nga flakët e zjarrit janë rrezikuar disa puse nafte dhe shtëpi.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Por ky nuk është zjarri i vetëm që ka rënë gjatë ditës së sotme në qytetin e Patosit, pasi edhe një thertore është përfshirë nga flakët. Ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen e Re.

Nga flakët është përfshirë edhe një magazinë që ndodhej aty pranë, ku u dogjën disa dengje me bar./ CNA.al





Lajmet e fundit nga