web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandal/ Mbyllen 7 shkolla në Vlorë

1 Shtator 2018, 08:53, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, shkruan se qindra nxënës në Vlorë mbeten pa shkolla.

Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, sipas të cilit 7 shkolla të ciklit 9-vjeçar në Vlorë janë mbyllur.

Denoncuesi sqaron se, ?Dje rreth orës 13 DAR Vlorë me anë të 1 mbledhjeje të papritur na ka komunikuar mbylljen e 7 shkollave të ciklit 9-vjeçar të cilat ishin me klasa kolektive. Pothuajse të gjithë prindërit e fëmijve që po u mbyllen shkollat nuk kanë ndërmend që ti çojnë më në shkollat-qendër fëmijët pasi janë larg?.

Postimi i plotë:

Miremengjes Kallam Deshtakut nga qindra nxenes qe mbeten pa shkolla ne Vlore!

Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Mbyllen 9 shkolla ne Vlore!

?Mirmbrëma z. Berisha.
Dje rreth orës 13 DAR Vlorë me anë të 1 mbledhjeje të papritur na ka komunikuar mbylljen e 7 shkollave të ciklit 9-vjeçar të cilat ishin me klasa kolektive. Pothuajse të gjithë prindërit e fëmijve që po u mbyllen shkollat nuk kanë ndërmend që ti çojnë më në shkollat-qendër fëmijët pasi janë larg. Disa prej shkollave janë: Dukat i Vjetër, Tragjas, Radhimë, Sherishtë, Mekat, Kërkovë. Do mundohem sot tju nis dhe vendimin të shoqëruar me listat e mësuesve që hidhen në rrugë që janë më shumë se 40 mësues. Pa asnjë vendim të ministrisë dhe pa asnjë lloj strategjie konkrete se ku dhe si do venë këta nxënës në shkollë.
Ju lutem bëje publike dhe përplasjau surratit analfabetizmin që po promovojnë. Faleminderit.
Anonim për momentin.?





Lajmet e fundit nga