web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandalet e panumërta të Donald Trump/ Amerikanët nuk e duan më

31 Gusht 2018, 21:14, Aktualitet CNA

Popullariteti i Donald Trump ka prekur pikën më të ulët, tashmë kur po afrohen zgjedhjet e mes mandatit.

Në një anketim të zhvilluar nga Washington Post dhe abcnews, 64% e amerikanëve, janë kundër rikandidimit të Donald Trump, ndërsa vetëm 36 % e mbështesin.

Ndërkohë 49% e amerikanëve, mendojnë se kongresi duhet të fillojë procedurat për largimin nga zyra të Trump, kundrejt 46% të tjerëve, të cilët janë kundër, raporton Washington Post.

Anketimi u zhvillua ndërmjet datave 26 dhe 29 gusht, periudhë në të cilën menaxheri i fushatës së Trump, Paul Manfort u dënua për mashtrime me taksat, ndërsa avokati i tij Michael Cohen, u gjet fajtor, pasi kishte kryer pagesa të paligjshme në emër të presidentit. /CNA.al





Lajmet e fundit nga