web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dajë e nip të zhdukur prej tetë ditësh/ Hetuesit kërkojnë ndihmën e kompanive celulare

31 Gusht 2018, 19:11, Aktualitet CNA

Policia e Shkodrës nuk ka dhënë ende asnjë informacion për zhdukjen e papritur të dajës dhe nipit në Postribë, tashmë kur kanë kaluar 8 ditë.

Hetuesit ndërkohë, përmes gjurmimit nga sateliti, kërkojnë që kompania celulare t?i japë vendodhjen e 56 vjeçarit, në momentin që është telefonuar nga bashkëshortja., për të zbardhur këtë ngjarje misterioze.

Kujtojmë se Gëzim Hysaj dhe Agron Mollaj, u zhdukën pa lënë gjurmë në mbrëmjen e 23 gushtit.

Bashkëshortja e Gëzim Hysajt, në deklaratën e saj për policinë është shprehur se 56 vjeçari kishte dalë nga shtëpia në orën 20:20, pasi do të takonte një shok.

Me të njëjtin pretekst është larguar nga shtëpia edhe Agron Mollaj, shkruan Panorama.

Hysaj është telefonuar disa herë nga bashkëshortja por nuk është përgjigjur, ndërsa ditën e nesërme, të dyja rastet janë denoncuar në polici nga familjarët.

Në polici, bashkëshortja e Hysajt ka deklaruar se 56 vjeçari nuk kishte asnjë konflikt, si dhe nuk ka kryer asnjë krim.

 





Lajmet e fundit nga