web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ceremonia përkujtimore për senatorin/ Plotësohet amaneti i McCain

31 Gusht 2018, 20:32, Aktualitet CNA

Ditën e sotme u zhvillua ceremonia përkujtimore në nder të senatorit John McCain, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë.

Në ceremoni ishin prezentë figura të shquara të politikës amerikane, përfshi dhe ish- nënpresidentin, Joe Biden, raporton Zëri i Amerikës.

Ndërkohë gjatë ceremonisë u vu re mungesa e presidentit aktual të SHBA-ve, Donald Trump.

Kujtojmë se McCain kishte deklaruar para se të vdiste, se nuk dëshironte që Trump të merrte pjesë në funeralin e tij.

Trump dhe Mccain kishin shumë mosmarrëveshje ndërmjet tyre, ku më kryesorja ishte marrëdhënia e SHBA-së me Rusinë. /CNA.al





Lajmet e fundit nga