"Paketa e Maleve është e kundërta e asaj që thuhet"/ Rama takim me banorët e Thethit
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...
Partia Demokratike ka reaguar ashpër sot, mbi situatën kriminale, që sipas tyre mbizotëron në Shqipëri.
Me anë të deputetit Ervin Salianji, PD ka dhënë alarmin se qytetit verior i Shkodrës është marrë peng nga krimi, duke iu referuar ngjarjeve të fundit kriminale, që kanë ndodhur atje.
?Vetëm kur bandat e lidhura me qeverinë sundojnë një qytet, ndodh që të kemi disa vrasje të njëpasnjëshme, gjobëvënie, shkatërrim prone, atentate dhe rrëmbime personash, pa autor.
Vetëm kur bandat janë të lidhura me qeverinë, policia e shtetit fsheh ngjarjet kriminale, si rrëmbimi mafioz i dy shtetasve Agron Molla dhe Gëzim Hysaj, të dy thuajse në të njëjtin orar?, është shprehur Salianji.
Ky i fundit është ndalur më tej tek zhdukja misterioze e Agron Mollës dhe Gëzim Hysajt, përkatësisht dajë e nip, për të cilët nuk dihet vendndodhja.
Sipas Salianjit kjo ngjarje me bandat që mbështesin dhe mbledhin vota për Edi Ramën në Shkodër.
?Komunikata e policisë, familjarët kanë denoncuar në polici për rrëmbimin e këtyre personave, por policía e ka fshehur ngjarjen, sipas informacioneve nga Shkodra edhe kjo ngjarje lidhet me bandat që mbështesin dhe mbledhin vota për Edi Ramën në Shkodër?
Deklarata e plotë e deputetit Ervin Salianji
Ngjarjet e rënda të ndodhura ditët e fundit në Shkodër dëshmojnë se krimi dhe bandat e lidhura me qeverinë janë më të forta se ligji.
Vetëm kur bandat e lidhura me qeverinë sundojnë një qytet, ndodh që të kemi disa vrasje të njëpasnjëshme, gjobëvënie, shkatërrim prone, atentate dhe rrëmbime personash, pa autor.
Vetëm kur bandat janë të lidhura me qeverinë, policia e shtetit fsheh ngjarjet kriminale, si rrëmbimi mafioz i dy shtetasve Agron Molla dhe Gëzim Hysaj, të dy thuajse në të njëjtin orar.
Komunikata e policisë, familjarët kanë denoncuar në polici për rrëmbimin e këtyre personave por policía e ka fshehur ngjarjen, sipas informacioneve nga Shkodra edhe kjo ngjarje lidhet me bandat që mbështesin dhe mbledhin vota për Edi Ramën në Shkodër.
Banda e lidhur me qeverinë dhe me Edi Ramën, që njihen në Shkodër si banda e Bajrajve, ka totalisht nën kontroll qytetin e Shkodrës, duke krijuar të njëjtën situatë të rëndë kriminale si në Durrës, Elbasan, Fier dhe Vlorë, ku krimi bën ligjin dhe vendos për jetën e qytetarëve.
Qeveria që mburret dhe e shet në televizion kapjen e një hajduti, hesht para ekzekutimeve mafioze, si ai i ish-policit me gruan e tij, apo krimeve të tjera të rënda, si vrasja e Mehdi Kavajës, e Fatbardh Licit, apo zhdukja pa lënë gjurmë e dajës dhe nipit të tij prej 6 ditësh.
Të gjitha këto, krime të ndodhura javët e fundit, dhe situata sa vjen e rëndohet, ndërkohë që banda e qeverisë kapardiset edhe ekraneve, duke dhënë intervista.
Shtypi belg ka paraqitur kohët e fundit fakte tronditëse se si Bajrajt, që duhej të ishin në burg për shumë krime, shëtisin të lirë në Shkodër dhe kanë në dorë bizneset kryesore atje, të gjitha me mbështetjen e qeverisë.
Kryeministri dhe ministri ka marrë mesazhe nga qytetarë të Shkodrës që denoncojnë dhe dëshmojnë për krimet e kësaj bande, por askush nuk përgjigjet! Mesazhet e qytetarëve përfundojnë në celularët e të paprekshmëve dhe bandave të qeverisë.
Shqiptarët nuk e meritojnë këtë qeveri dhe kryeministër të lidhur kokë e këmbë me krimin e organizuar.
Qytetaret po e shohin këtë çdo ditë, opozita po e fakton këtë çdo ditë.
Shqiptarët meritojnë një qeveri që lufton me zero tolerancë krimin e organizuar! Partia Demokratike garanton qytetarët se që ditën e parë në pushtet do të nisë shtypjen dhe çmontimin e krimit të organizuar, ne do të realizojmë shkëputjen e politikës nga krimi dhe do të çoje prapa hekurave të burgut këdo që cënon sigurinë e familjeve dhe biznesit shqiptar./CNA.al
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër pasi kryemin...
Kryeministri Edi Rama, ka qenë sot në një aktivitet në Gjir...
Një masakër me tetë vrarë, ndërmjet tyre dy fëmijë është reg...
Prej disa ditësh Top Channel ka vetëm dy lajme të para dhe k...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një denoncim ...
Robert Berisha dhe Nora Istrefi kanë 12 vite të martuar dhe ...
Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësis...
Me blerjen e shkollave dhe universitetit të New York-ut, për...
Një video shokuese është publikuar nga mediat turke, ku një ...
Qeveria ka vendosur të ndryshojë sërish ligjin për dëmshpërb...
Një sasi prej 700 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë ësht...
Partia Demokratike ka reaguar sërish sot në lidhje me audio-...
Nënkryetari i KQZ Denar Biba, sërish ka dalë në një deklarat...
Komiteti i Parlamentit Europian ka votuar sot pro liberalizi...
Ai është një ndër balerinët shqiptarë më të suksesshëm që e ...
Trupa inspektuese e DRAKU, Tiranë në bashkëpunim me krimin e...
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Kuvend...
Komiteti për të Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Br...
Qeveria me një vendim të posaçëm tashmë në proces miratimi s...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...