web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD akuzon Qeverinë për sulmin ndaj Lalës/ Reagon këshilltari Ramës

30 Gusht 2018, 15:02, Aktualitet CNA

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të opozitës Lulizim Basha, i cili bëri përgjegjës qeverinë për sulmin  e ndërmarrë kundër gazetares Klodiana Lala.

?Klodiana Lala falenderon qeverinë, policinë dhe Ministrin e Brendshëm për gatishmërine, Basha akuzon Ramën,?- ka shkruar Fuga në postimin e tij.

Më tej ai shkruan se avazi PD-së vazhdon dhe se solidarizohet me Klodin, kurse për Bashën shkruan se, ai është humbje kohe.

Kujtojmë, se gjatë deklaratës së tij Lulzim Basha paralajmëroi se nëse gazetares Klodiana Lala, do t?i prekej qoftë edhe një fije floku, do të mbante përgjegjësi qeveria.

Postimi i plotë i Endi Fugës:

Klodiana Lala falenderon qeverine, policine dhe Ministrin e Brendshem per gatishmerine, Basha akuzon Ramen. Me nje fjale avazi vazhdon! Solidaritet i plote me Klodin dhe e gjithe vemendja tek zbardhja e ngjarjes, se Lulezim Basha eshte humbje kohe./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga