web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Theri me thikë 54-vjeçarin/ Kush është autori i ndaluar më parë nga policia

27 Gusht 2018, 18:50, Aktualitet CNA

Autori i vrasjes së 54-vjeçarit me iniciale Prendush Fushaj në Shkodër, pasditen e sotme në vendin e quajtur “Ura e Thive”, dyshohet të jetë shtetasi Fredi Pllumi.

Nga të dhënat paraprake dhe dëshmitë e qytetarëve të cilët kanë qenë prezent në momentin e krimit, bëhet e ditur se konflikti mes dy personave kishte nisur kohë më parë, madje viktima e kishte denoncuar në polici autorin e ngjarjes.

Policia kishte bërë ndalimin e tij për disa orë dhe më pas e kishte lënë atë të lirë.

Pas konfliktit në dyqan, personat kanë dalë nga dyqani që viktima kishte në zonën ku ndodhi krimi dhe më pas Pllumi ka qëlluar disa herë me thikë Fushajn, duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj dhe arrestimin e autorit. /CNA.al





Lajmet e fundit nga