web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LSI, thirrje për mosbindje civile

20 Gusht 2018, 13:36, Aktualitet CNA

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka bërë thirrje për mosbindje civile.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Vasili ndërsa reagon pas deklaratave të themeluesit të Lëvizjes 5 Yjet në Itali, Beppe Grillo, i cili ka bërë thirrje për një fushatë mosbindjeje civile që autostradat e vendit të bëhen pa pagesë, thotë që në Shqipëri mosbindja civile duhet te mos ndalet.

Vasili shprehet se ?Hajdutet e deklaruar boterisht te qeverise shqiptare duke filluar nga kryeministri c’bejne.Rrahen kukesianet per rrugen e Kombit dhe deklaruan se do te vene pagesen edhe per rruget e tjera.?.

Ndërsa më tej, Vasili shkruan se ?Mosbindja civile eshte legjitime dhe me pakta ne Shqiperi perpara kesaj poshtersie qe i behet qytetareve te varfer dhe te vobeket shqiptar.?.

Postimi i plotë:

Italia mosbindje civile per koncesionet, ndersa ne Shqiperi mosbindja civile duhet te mos ndalet…

Drejtuesi i partise 5 yje qe qeveris Italine Bepe Grillo deklaron mosbindje civile per te mos paguar autostradat ne Itali dhe se do te jete vete ne rreshtin e pare te mosbindjes civile
Po hajdutet e deklaruar boterisht te qeverise shqiptare duke filluar nga kryeministri c’bejne.Rrahen kukesianet per rrugen e Kombit dhe deklaruan se do te vene pagesen edhe per rruget e tjera.
Mosbindja civile eshte legjitime dhe me pakta ne Shqiperi perpara kesaj poshtersie qe i behet qytetareve te varfer dhe te vobeket shqiptar.
Kur Italia e pasur i ka koncesionet gur ne qafe dhe po i anullon keto koncesione mendoni keta hajdutet tane te qeverise qe duan ti vene gjithandej.
Lexoni vete cthote Bepe Grillo:
“Ne, baballarët dhe gjyshërit tanë i kemi paguar autostradat. Kostoja e tyre është amortizuar prej vitesh. Në Britaninë e Madhe dhe në Gjermani, autostradat janë falas.
Në këto vende, në mënyrë legjitime, qytetarët i përdorin pa i paguar dy herë. I kanë financuar sërish, sepse janë të tyret tashmë.
Në Itali, autostradat u janë dhuruar koncesionarëve si ?Benetton?, që fitojnë miliarda euro pa asnjë risk dhe pa investime kapitale?
Nuk kemi paguar taksa për dekada me rëdhë për të pasuruar ?Benetton?-in dhe ortakët e tij. Për autostradat e reja, diskutimi është tjetër. Kush do koncesion, të paguajë nga paratë e veta?, thotë Grillo.
Te ngrihemi ne kembe kundra maskarellekut shteteror te rilindjes mosbindja civile eshte me e pakta.





Lajmet e fundit nga