web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas akuzave "Xhafaj-Gjonaj"/ Manjani del në krah të gjyqtares së sulmuar

8 Gusht 2018, 13:01, Aktualitet CNA

Ditën e sotme kanë dalë në deklarata për shtyp dy zëvendësministrat e Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa.

Ata reaguan për gjykatësen e Vlorës Herilda Çela e cila sipas tyre ka marrë vendime në kundërshtim me ligjin.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani në rrjetin e tij social.

?Kërcënojnë gjykatësen, që nuk ka zbatuar një urdhër të policisë, se do ta zërë vettingu! Dhe thonë pastaj që vettingu është ?i pavarur?!!!? shkruan Manjani.

Postimi i plotë:

Kryeministri,

(Krye)Ministri i Brendshëm,

Zv.ministri i Drejtësisë.

Të tre në kor kërcënojnë gjykatësen, që nuk ka zbatuar një urdhër të policisë, se do ta zërë vettingu!

Dhe thonë pastaj që vettingu është ?i pavarur?!!!

As kush nuk flet për prova, fakte apo rrethana që të vlerësohet ligjshmëria e vendimit të gjykatëses.

Vetëm deklarata policësh dhe llo-llo-llo kërcënimesh politike, që edhe sikur të jenë të drejta, prap nuk bëhen publike!

Aq më keq kur shfaqen si kërcënime ndaj një pushteti që Kushtetutshmërisht është i pavarur!

Nejse, të paktën pranojnë vetë se kontrollojnë vettingun, se na hapën barkun me medemek pavarësinë e tij!

/CNA.al

 





Lajmet e fundit nga