web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kapen me heroinë/ Në pranga 2 persona

7 Gusht 2018, 07:20, Aktualitet CNA

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Elbasanit, nën akuzën  e “Prodhimi dhe shitjes së narkotikëve?.

Policia ka bërë me dije se të arrestuarit janë shtetasit Arjan Cani, 49 vjeç , banues në  Berat dhe Arshim Pilinçi, 27 vjeç , banues në fshatin Podgorie, Korçë.

Në cilësinë e povës materiale shtetasve i është gjetur dhe  sekuestruar 505 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Heroinë”.

Njoftimi i plotë:

Elbasan

Finalizohet  operacioni policor i koduar  “Muzgu”.

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta.

Sekuestrohet  505 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Heroinë”

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike dhe bashkëpuntori i tij.

Në sajë të organizimit  të punës policore, verifikimit të shpejtë të informacioneve të marra në rrugë ligjore, duke përdorur metodat speciale të hetimit nga ana e  Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan,  është finalizuar operacioni policor i koduar ?Muzgu?.

Në kuadër të këtij operacioni u  arrestuan në  flagrancë shtetasit:

Në aksin rrugor Qafë Thanë-Elbasan, dy shtetasit e mësipërm po udhëtonin me automjetet e tyre, ku shtetasi Arshim Pilinçi kontrollonte rrugën .

Nga kontrolli i kryer nga shërbimet e policisë shtetasit Arjan Cani, iu gjet dhe u sekustrua ne cilësine e provës materiale:

 

– 505 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Heroinë”.

Gjithashtu u sekuestruan edhe dy aparate celular dhe   dy automjete  në pronësi të shtetasve të arrestuar.

Nga hetimet e kryera deri më tani, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin sasinë e lëndës narkotike për të shitur në doza të vogla në  qytetin e  Elbasanit.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin e  bashkëpunëtorve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Elbasan,  për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”  e kryer në formën e bashkëpunimit, e parashikuar nga neni 283/2,  i Kodit Penal. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga