Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në një deklaratë për mediat ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Arsimit Lindita Nikolla.
Boçi ka thënë se Rama e Nikolla janë përgjegjësit kryesorë të braktisjes së arsimit nga 133 mijë nxënës e studentë.
Boçi sikurse edhe deputetja e PD, Albana Vokshi kanë dhënë shifra alarmante të braktsjes së inistitucionit arsimor nga nxënësit.
Deklarata e deputetit të PD, Luçiano Boçi
Me 133 mijë nxënës dhe studentë që kanë braktisur shkollën në 4 vjet, arsimi është në pikën e tij më dramatike të 28 viteve pruralizëm, ndërsa Shqipëria i ngjan një vendi me bilanc lufte.
Por nga Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe Kryeministri Edi Rama, dy përgjegjësit kryesorë për dështimin e arsimit ne Shqipëri, nuk ka asnjë reagim.
Ata duan ta kalojnë në heshtje faktin tronditës se 1 në 6 fëmijë dhe të rinj ka braktisur shkollën në 4 vitet e para të keqqeverisjes së tyre.
Edi Rama dhe Lindita bëjnë sikur asgjë nuk ka ndodhur, pavarësisht se:
arsimi 9 vjecar është braktisur nga 57,403 nxënës
arsimi mesëm nga 31,875 nxënës
arsimi i lartë është braktisur nga 44,425 studentë.
Edi Rama dhe Lindita Nikolla po e kalojnë në heshtje këtë dëm historik për të ardhmen e vendit, sepse ata janë përgjegjësit kryesorë për rënien drastike vit pas vitit të buxhetit të arsimit.
Sipas premtimit mashtrues të Rilindjes shpenzimet mesatare për një nxënës duhet të ishin mbi 92 mijë lekë, por buxheti këtë vit është më pak se ai i 2013-ës: 68 mijë lekë për 1 nxënës në fillore dhe 72 mijë lekë për 1 nxënës në gjimnaz.
133 mijë nxënës kanë braktisur shkollat, sepse cilësia e mësimdhënies ka rënë vit pas viti!
Edi Rama dhe Lindita Nikolla kanë hapur tenderin për mësues militantë, por nuk kanë investuar në pajisjen e shkollave me mjetet e duhura për arsim cilësor, në modernizinin e laboratorëve, bibliotekave dixhitale, laboratorët shkencorë dhe të IT-së.
Edi Rama dhe Lindita Nikolla heshtin për braktisjen e shkollave nga 133 mijë fëmijë dhe të rinj, sespe në vend të premtimit për të investuar në arsim 5 për qind të prodhimit kombëtar, parlamenti do të votojë në shtator shkurtimin e mëtejshëm të buxhetit për arsimin.
Kjo politikë shkatërrimtare ka vënë sot Edi Ramën dhe Lindita Nikollën në bankën e të akuzuarve nga opinioni publik, pasi me veprimet e mosveprimet e tyre, me paaftësinë e babëzinë e vet, kanë detyruar 133 mijë nxënës të braktisin shkollën.
Shkatërrimi i arsimit është pjesë e planit të Edi Ramës për të mbajtur pushtetin e tij të korruptuar dhe të inkriminuar.
Duke mbajtur rininë të paarsimuar, duke larguar më të mirët, Edi Rama e ka më të thjeshtë të vazhdojë të bashkëqeverisë me krimin në një vend ku nuk nderohet më i miri, por krimineli, trafikanti i drogës dhe qeveritarët e korruptuar.
Kjo situatë duhet ndryshuar sa më parë për të mos lejuar që një tufë banditësh dhe injorantësh të shkatërrojnë arsimin, të zbrasin shkollat, të vrasin të ardhmen e fëmijëve tanë!
Partia Demokratike
Do të sigurojë tekste falas për të gjithë fëmijët që ndjekin arsimin publik, pa përjashtim.
Do të sigurojë mbështetje për nxënësit e familjeve në nevojë.
Do të mbështesë financiarisht nxënësit e talentuar e të shkëlqyer.
Partia Demokratike do të shfuqizojë Ligjin e Arsimit të Lartë duke i dhënë mundësinë çdo të riu të ndjekë studimet, pavarësisht gjendjes ekonomike të familjes së tij.
Partia Demokratike do të mbështesë mësuesit dhe pedagogët duke siguruar kushte dinjitoze pune.
Për Partinë Demokratike, arsimi cilësor është prioritet i të gjitha prioriteteve, si kontributi më madhor për rininë dhe të ardhmen! /CNA.al
Trupat e tre gazetarëve të vdekur kanë mbërritur në Moskë. G...
Një helikopter është rrëzuar paraditen e sotme në Korçë, pra...
Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë t...
Një qen gjashtëvjeçar, i cili ka një sens nuhatje mbi mesata...
Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në P...
Dy drejtues të cilët drejtonin mjetet në gjendje të dehur ja...
Një aksident automobilistik ka ndodhur në Itali, ku për paso...
Policia e Sarandës ka vënë në pranga dy të rinj nën akuzën e...
Një tjetër person ka humbur jetën, duke u bërë viktima e 7 e...
“I rrezikshëm, i keq dhe person që punon në favor të Serbisë...
Shënjestër e një sulmi me dron ka qënë vetë Presidenti i Ven...
Bashkia e Shkodrës pritet të organizojë një koncert për qyte...
Nga Elona MeçoKush i ka thënë këto fjalë:Nëse nuk e gjeni me...
Në shpërthimin sa hipokrit dhe meskin të Hashim Thaçit, kund...
Dokumenti “Tepër sekret”, ku prokurori i përgjithshëm Aranit...
Nëse keni planifikuar pushimet në 15 ditshin e dytë të muaji...
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka pu...
Policia e Shtetit vijon aksionin për parandalimin e aksident...
Shtetet Bashkuara të Amerikës u kanë dhënë një tjetër goditj...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...