Shqipëri - Izrael më 7 shtator/ Ja çmimi i biletave
Më 7 shtator kuqezinjtë do të fillojnë aventurën e tyrë ne k...
Kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe zyrtarë të tjerë të Policisë së Shtetit trumbetojnë me të madhe si histori suksesi shfarosjen e sipërfaqeve me kanabis në vend. Por përtej këtyre deklaratave në terren ka një realitet tjetër. Gati përditë zbulohen parcela me kanabis, kryesisht në qarkun Gjirokastër, Vlorë dhe zonat e Fushë Krujës. Shumë prej operacioneve të policisë mbahen sekret, në një përpjekje për të përforcuar më shumë linjën zyrtare të qeverisë se nuk ka më sipërfaqe të kultivuara me drogë.
Natyrisht që kultivimi nuk është në atë masë si në kohën kur në krye të Ministrisë së Brendshme ishte Saimir Tahiri, por situata është ende problematike dhe larg të qenit një histori suksesi siç pretendon Rama dhe Xhafaj. Sot në Memaliaj u zbulua një sasi rekord kanabisi, plot 1.5 ton, si dhe u sekuestrua një arsenal armësh (1 snajper, 12 kallashnikovë, 2 pushkë dhe 1 armë gjahu). Droga dhe armët ishin fshehur në dy furgonë të braktisur. Policia ende s?ka arrestuar asnjë person, por thotë se operacioni vijon. Kjo nuk është sasia e vetme e kapur në qarkun Gjirokastër gjatë kësaj vere. Në 16 korrik u zbulua një tjetër sasi e madhe në fshatin Skore të Bashkisë Dropull, raporton lapsi.al
Ishin 6 parcela me më shumë se 2500 rrënjë kanabis. Operacioni u mbajt i fshehtë. Policia ende sot s?ka bërë publik ndonjë detaj, ndonëse u arrestuan dy persona si punëtorë në parcela. Por një sasi e tillë e madhe, natyrisht që nuk mund të kultivohet pa një suport të madh nga radhët e Policisë së Shtetit, agjencive të tjera ligjzbatuese apo pse jo edhe politikës. Cilët janë grupet kriminale që vazhdojnë të qetë aktivitetin në jug të vendit, duke kultivuar sasi të frikshme kanabisi? Përse operacioni ?Forca e Ligjit?, aq shumë i trumbetuar nga Rama dhe Xhafaj, nuk prek këto grupe? Zor të mendosh se kjo sasi e madhe droge është kultivuar nga fshatarë të zonës, në përpjekje për të siguruar pak të ardhura. Por 1.5 ton i kapur sot në Memaliaj dhe mbi 2500 rrënjë të zbuluara në fshatin Skore të Dropullit, nuk janë sasia e vetme. Gati çdo ditë raportohet për parcela me qindra rrënjë kanabis në fshatrat malore të Tepelenës, Memalialt, Këlcyrës dhe zonës përreth. Një fidanishte me rreth 1 mijë rrënjë kanabis u zbulua tre ditë më parë Përmet.
Por ka tjera detaje që përforcojnë realitetin se në qarkun Gjirokastër dhe jo vetëm, aktiviteti kriminal i grupeve të kanabisit është shtuar. Katër ditë më parë u arrestua nga policia një shtetas nga Venezuela. Në njoftimin e dhënë për mediat, thuhej thjesht se ai kishte lidhje me kultivimin dhe trafikun e drogës, pa sqaruar detaje të tjera se cili ishte roli konkret i të riut nga Venezuela. Ishte në rolin e financuesit të grupit kriminal, apo kishte mbërritur në Shqipëri si specialist në kultivimin e drogës? Kanabisi vazhdon të mbetet një sfidë e pakapërcyeshme për qeverinë ?Rama?, ndonëse iku një ministër dhe erdhi një tjetër.
Dukshëm janë bërë përparime me epokën ?Xhafa?, por gjendja në terren dëshmon se grupet kriminale vazhdojnë të kenë lidhje të forta okulte në strukturat e shtetit dhe politikës. Ndërkohë që përbetimet publike për ?peshq të mëdhenj? apo kërcënimet e Ramës se grupet kriminale duhet të gjejnë ?vrimë ku të futen?, kanë mbetur më shumë retorikë për konsum publik dhe nuk kanë prodhuar rezultate konkrete në betejën me krimin dhe trafikun e drogës.
Më 7 shtator kuqezinjtë do të fillojnë aventurën e tyrë ne k...
Publikohet dokumenti “tepër sekret”, i 28 gushtit 1959 ku Pr...
Drejtuesit e rinj të Milanit e kanë nisur me vrull të madh. ...
Andej kanë dalë deputetët, ministrat, profesorët, biznesmenë...
Kohët e fundit po artikulohet si opsion eventual zgjidhjeje ...
Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi në një deklara...
Nga sheshi “Shqiponja” Shefi i Komisariatit të Policisë Rrug...
Nga përplasja e dy helikopterëve kanë mbetur të vedekur 18 p...
Një stuhi masive pluhuri ka kaluar përmes Arizonës në Shtete...
Kur të gjithë po presin datën 18 gusht që Cristiano Ronaldo ...
Para pak minutash ka përfunduar në Beograd takimi i Këshilli...
Mbrëmë, nëna e moderatorit dhe muzikantit Ardit Gjebrea, Mer...
Policia e Memaliajt ka bërë të mundur sekuestrimin e 1 ton ...
Reforma në drejtësi nisi që në fund të 2015 dhe tani pas gat...
Modeli i ri i “Note 10” doli me shumë të papritura në treg. ...
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person nën akuzën s...
Mund të duket e pabesueshme por ky është skenari i vërtetë. ...
Teksa rëndom nëpër analet politike, por dhe në biseda mes qy...
Ai ishte padyshim një nga futbollistët më të mirë të nënkamp...
Java që vjen pritet të jetë përvëluese për Shqipërinë, pasi ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...