KFOR: Situatë e qetë në veriun e Kosovës
Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, tha...
Nga Skënder Minxhozi
Është përhapur si një shi i rrëmbyeshëm vere skenari i një ndryshimi të dytë të kufinjve të Kosovës, 12 vjet pas fitores së pavarësisë nga Serbia. Dhe në qendër të këtij debati të çuditshëm ka dalë hapur dhe me vullnet të plotë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Personi më i ekspozuar në heqjen e vijës së parë kufitare të shtetit më të ri në Evropë, 19 vjet më parë, në pranverën e vitit 1999.
Por teksa kufinjtë evropianë vizatoheshin asokohe me anë të një lufte masive mes SHBA, Britanisë së Madhe e vendeve të tjera perëndimorë në një anë, e Serbisë në anën tjetër, ky rivizatim i mundshëm ?në qiell të kthjellët? nuk ka asgjë nga drama dhe solemniteti i asaj kohe. Përkundrazi, duket si një hile nga ato që s?dihet pse janë shfaqur dhe që nuk dihet se kush i ka sponsorizuar nga poshtë tavolinës.
Dalja e Hashim Thaçit me rezën e ?korrigjimit kufitar me Serbinë?, do të kishte pasur efektin e një krisme arme në një koncert vite më parë. Siç thotë me të drejtë analisti amerikan Serëer, diçka e tillë do të kishte qenë thjeshtë e pamendueshme nën administratat Klinton dhe Obama. Në fakt nisma për një ndryshim kufinjsh mes Kosovës e Serbisë bie ndesh me të gjitha parimet bazë që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare pas Luftës së Dytë Botërore. Edhe në mesin e Luftës së Ftohtë, dy blloqet ushtarake përplaseshin nëpër skutat më të largëta të globit, por në Europë sundoi një statu quo e plotë kufinjsh. Asgjë nuk lëvizi, megjithëse pas qëndronin bombat atomike!
Edhe lindja e shtetit kosovar, siç e di shumë mirë presidenti aktual Hashim Thaçi, ka avancuar përmes një skepticizmi të thellë të një pjese të shteteve të sponsorizuara nga Rusia, të cilat ngrinin zërin për shkeljen e parimit të mosndryshimit të kufinjve. Është folur me të drejtë gjerë dhe gjatë për karakterin krejt specifik e të papërsëritshëm të ?ndërhyrjes humanitare?, siç u quajt sulmi i NATO-s mbi Serbinë e Millosheviçit. Sepse u desh vërtet një kalvar luftrash dhe konfliktesh, me milina të shpërngulur e qindra mijë viktima, që SHBA të lëviznin për të goditur shkaktarin kryesor të kësaj tragjedie njerëzore në rajonin tonë.
Nisma aktuale e përfolur në prag të dialogut Kosovë-Serbi, ka shumë pak nga këto ?ingrediente?. Fjalët e Thaçit, heshtja e Haradinajt (por edhe e Ramës), qëndrimi mëdyshës i kancelarive kryesore, Uashingtonit dhe Brukselit, veçse e mbushin edhe më tej me mister dhe moskuptim, këtë lëvizje që bie ndesh me të gjitha kanunet e diplomacisë së sotme. Aq më tepër, kur gjithçka vendoset në një teatër eksploziv si Ballkani, ku termi ?ndryshim kufinjsh? është historikisht sinonim i togëfjalëshit ?konflikt global?.
Nuk dihet nëse Thaçi dhe Vuçiç do të lejohen për të nisur një dialog mbi bazën e parimit të shkëmbimit të territoreve. Kur sheh sesi Prishtina ende vijon të mos ja dalë të bjerë dakord me Malin e Zi për disa kullota në kufirin mes dy vendeve, të vjen të qeshësh sesi një armë kaq delikate mund t?u lihet në dorë dy burrave që kanë kaq shumë mosbesim, paragjykime dhe urrejtje mes tyre. Dikush thotë se kjo është një nismë e re e administratës Trump, duke e bazuar hamendësimin në alergjinë që vetë presidenti amerikan ka për dogmat diplomatike dhe piketat tradicionale në marrëdhëniet mes shteteve. Dikush tjetër supozon se në këtë Pazar ka futur hundët edhe Brukseli dhe Moska, por mbetet e vështirë të lexohet se ku të nxjerr një lëvizje e tillë.
E sigurt është që nëse Kosova dhe Serbia do t?ja arrijnë të shkëmbejnë territore mes tyre, duhet të presim, parimisht, që kjo saraçineskë e hapur të prodhojë një reaksion të frikshëm zinxhir. Duke nisur fare pranë me Kosovën: Maqedonia, Bosnja, e potencialisht shumica e shteteve evropiane, të cilat kanë sakrifikuar në një moment të historisë së tyre një krahinë, një lum apo një mal në dobi të fqinjit. Rivënia në diskutim e territoreve në Evropë, është kryer historikisht përmes luftrave. Është luftuar, pastaj është marrë harta e janë vizatuar kufinjtë e paqes së re. Të shpresojmë që me një pazar eventual tokash mes Beogradit dhe Prishtinës, të mos ndodhë e kudërta: të ndryshohen në fillim kufinjtë e më pas të plasë lufta?
Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, tha...
Ishin nisur nga Greqia drejt Tiranës për të shkuar në një da...
Gazetari i njohur, Bledian Koka ka reaguar ashpër pas deklar...
Trupat e pajetë të 11 personave janë gjetur nga autoritetet ...
Visar Zhiti, poet dhe shkrimtar i njohur, ish i burgosur i k...
Kjo e shtunë është një ditë e trishtë për moderatorin e dash...
Një artiste, një aktiviste dhe një ish presidente kanë ndihm...
Xhensila Myrtezaj mbetet një ndër këngëtaret më të dashura p...
Një 41-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Dibrës,...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka nëpërmjet një pos...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka denoncuar ...
Shoqata për mbrojtjen e kafshëve vijon të denoncojë rastet e...
Rreth dy ditë më parë këngëtarja e njohur amerikane Pink njo...
Ajo është një nga reperet më të mira, por njihet gjithashtu ...
Ngjyrat janë ndër faktorët kryesorë që na bëjnë ne të blejmë...
Tre pushues kanë rrezikuar të mbyten sot në Durrës, por fatm...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, ku...
Shoqata për mbrojtjen e kafshëve, Animal Rescue Albania, ka ...
Nga Ylli PolovinaBrenda dy viteve të fundit e akuzojnë dy nj...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...