"Një çoban e denoncoi"/ Si ra policia e Korçës në gjurmët e autorit të vrasjes së efektivit
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, thanë të shtunën se janë duke kryer detyrat e tyre normale nën mandatin e përcaktuar me Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
?Nuk ka kurrfarë bllokade në liqenin e Gazivodës (Ujmanit) dhe KFOR-i nuk ka vënë nën kontroll as liqenin e as ndonjë stacion hidroelektrik. Situata është e qetë dhe nën kontroll. KFOR-i është këtu për të mbrojtur të gjithë qytetarët e Kosovës?, thuhet në një postim të forcave paqeruajtëse në rrjetin social twitter.
Automjete ushtarake të KFOR-it u panë të shtunën në afërsi të liqenit të Gazivodës, që shtrihet përgjatë kufirit verior të Kosovës me Serbinë në rajonin e Zubin Potokut, një nga komunat me shumicë serbe ne veri të Kosovës. Ky liqen vlerësohet me rëndësi thelbësore për prodhimin e energjisë elektrike, pos tjerash për faktin se Termocentralet e Kosovës varen nga furnizimi me ujë prej tij.
Ditëve të fundit emri i liqenit është përmendur në kuadër të shqetësimeve për tensione të reja në veriun e Kosovës, që përkuan me afatin e dorëzimit të statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe pohimet se serbët e veriut të Kosovës mund të ndërmarrin veprime për shpalljen e njëanshme të autonomisë së tyre.
Përfaqësues të kishës ortodokse serbe në Kosovë thanë se mund të ketë një marrëveshje të fshehtë për të nxitur trazira të dhunshme në veriun e Kosovës dhe kjo të shfrytëzohej pastaj, për siç thuhet, krijimin e vijave ndarëse në baza etnike si një akt i kryer.
Të premten kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj mblodhi Këshillin Kombëtar të Sigurisë në takimin e të cilit u shtimi i shkallës së gatishmërisë së institucioneve të rendit. Kryeministri siguroi pjesëtarët e komunitetit serb se Kosova është duke përmbushur detyrimet kundrejt marrëveshjeve të arritura ne Bruksel ndërsa paralajmëroi ndaj çdo veprimi të njëanshëm.
Bashkimi Evropian bëri thirrje për përmbajtje të palëve nga tensionet, ndërsa theksoi se do të hedh në takimin e radhës të nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, statutin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili tashmë është hartuar nga një ekip i veçantë i krijuar nga qeveria e Kosovës.
Të shtunën, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të përfundojnë punën në hartimin e projekt-statutit të asociacionit, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve, institucioneve dhe palëve të përfshira në këtë proces, që të përmbahen nga çdo lloj provokimi dhe të ruajnë qetësinë në një kohë shumë të rëndësishme për vendin.
Në Beograd, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, mblodhi Këshillin e Sigurisë dhe u takua me shefin e Kishës Ortodokse serbe, patriarkun Irinej dhe pas këtyre takimeve tha se ?veprimtaria e agjenturave? në dhjetë ditët e fundit e solli Serbinë në situatë që të mbrohet nga ?thashethemet?.
?Dhe tani a duhet të jemi të lumtur? Do të duhej të ishim të lumtur që ka ndodhur diçka, siç është formimi i bashkësisë së komunave serbe dhe jo që sot nuk na goditën. Gjatë ditëve të kaluara kishim veprimet e shumë qendrave të jashtme sipas të cilave diçka e tmerrshme po zihet, se si kriminelët e tmerrshëm nga Beogradi me disa kriminelë më të vegjël në Prishtinë, diçka po përgatisin?, tha presidenti serb, duke ju referuar posaçërisht shqetësimeve të ngritura nga përfaqësuesit e kishës ortodokse serbe në Kosovë.
Një ditë më parë ai u drejtoi një letër të hapur serbëve të Kosovës duke kërkuar që siç thuhet, të shmangin çdo veprim që mund të shërbente si shkas për veprime kundër tyre.
Serbia vazhdon të kundërshtojë ashpër pavarësinë e Kosovës, por të dyja palët janë përfshirë në një proces të normalizimit të marrëdhënieve, që është kusht për integrimin në Bashkimin Evropian. Bisedimet pritet të rifillojnë në shtator dhe do të duhej të çonin në një marrëveshje gjithëpërfshirëse detyruese për normalizimin e marrëdhënieve. Por, është e paqartë se si do të duket ajo marrëveshje dhe palët kanë hedhur idetë për ndarjen tokësore të Kosovës apo shkëmbimin e territoreve, veriun e Kosovës ? Serbisë në shkëmbim për luginën e Preshevës.
Asnjëherë deri tash këto çështje nuk janë shtruar zyrtarisht në tryezën e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe komuniteti ndërkombëtarë deri vonë ishte i prerë në qëndrimet se nuk mund të ketë ndryshim kufijsh për shkak të efektit ?domino? në rajonin që kishte përjetuar luftëra të përgjakshme në fund të shekullit të kaluar./ VOA
Ishin nisur nga Greqia drejt Tiranës për të shkuar në një da...
Gazetari i njohur, Bledian Koka ka reaguar ashpër pas deklar...
Trupat e pajetë të 11 personave janë gjetur nga autoritetet ...
Visar Zhiti, poet dhe shkrimtar i njohur, ish i burgosur i k...
Kjo e shtunë është një ditë e trishtë për moderatorin e dash...
Një artiste, një aktiviste dhe një ish presidente kanë ndihm...
Xhensila Myrtezaj mbetet një ndër këngëtaret më të dashura p...
Një 41-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Dibrës,...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka nëpërmjet një pos...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka denoncuar ...
Shoqata për mbrojtjen e kafshëve vijon të denoncojë rastet e...
Rreth dy ditë më parë këngëtarja e njohur amerikane Pink njo...
Ajo është një nga reperet më të mira, por njihet gjithashtu ...
Ngjyrat janë ndër faktorët kryesorë që na bëjnë ne të blejmë...
Tre pushues kanë rrezikuar të mbyten sot në Durrës, por fatm...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, ku...
Shoqata për mbrojtjen e kafshëve, Animal Rescue Albania, ka ...
Nga Ylli PolovinaBrenda dy viteve të fundit e akuzojnë dy nj...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...