web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shoqata e mbrojtjes së kafshëve sulmon Top Channel/ Televizion i turpshëm

4 Gusht 2018, 17:44, Aktualitet CNA

Shoqata për mbrojtjen e kafshëve, Animal Rescue Albania, ka reaguar në lidhje me një kronikë të transmetuar në televizionin kombëtar Top Channel, ku thuhet se “ndalimi me ligj i vrasjes se qenve ka vene ne rrezik jo rralle here qytetaret sidomos femijet.”

Shoqata e cilëson kronikën e Top Channel, si ?Nje shpifje qe justifikon vrasjen e qenve dhe nje media qe mer mundimin dhe shkon dhe filmon kushtet evropiane te nje stalle te qelbur ku qente mbahen te lidhur ne zinxhir e ku me demek do te behet sterilizimi i tyre?.

Shoqata në mbrojtje të kafshëve, shprehet se ?Jemi të shokuar se si nje lajm kaq i shemtuar mund te depertoje deri ne edicionet informative.?.

Deklarata e plotë: 

E turpshme se si nje media kombetare perdoret nga interesa lokal dhe perdor propaganden per te qetesuar situaten. Nje kronike cinike qe nis me fjalet … ndalimi me ligj i vrasjes se qenve ka vene ne rrezik jo rralle here qytetaret sidomos femijet… Sigurisht niveli mjeran i gazetarit i cili eshte shqetesuar nga nje ligj i pa miratuar ende i cili sipas tij do te ndaloje VRASJEN E QENVE te cilet po rrezikojne seriozisht jetet e femijeve. Nje shpifje qe justifikon vrasjen e qenve dhe nje media qe mer mundimin dhe shkon dhe filmon kushtet evropiane te nje stalle te qelbur ku qente mbahen te lidhur ne zinxhir e ku me demek do te behet sterilizimi i tyre.
Jemi te sigurte qe kjo nuk eshte linja e mendimit te ketij televizioni, por njekohesisht jemi te shokuar se si nje lajm kaq i shemtuar mund te depertoje deri ne edicionet informative.





Lajmet e fundit nga