web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Socialistët paralajmërojnë Metën/ T’i harrojë pazaret për Reformën në Drejtësi

2 Gusht 2018, 08:39, Aktualitet CNA

Presidenti Meta përgjatë këtyre ditëve ka sfiduar hapur qeverinë duke kthyer për rishqyrtim në Kuvend dy ligje: atë për teatrin dhe atë për uljen e TVSH për lojërat e fatit.

Ndërkohë, nga ana tjetër, ai mban akoma peng dekretin për kreun e SHISH të propozuar nga kryeministri Edi Rama, Helidon Bendo. Mirëpo për deputetët e Partisë Socialiste, një qëndrim i tillë i kreut të shtetit tregon se ai po bëhet palë me opozitën. Përfaqësuesi i PS në qarkun e Fierit, Bujar Çela deklaroi dje për gazetën ?SOT? se Ilir Meta po tenton të bllokojë reformën në drejtësi, por e paralajmëroi se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrsesi sepse në mes janë edhe ndërkombëtarët.

?Ai tashmë e ka kuptuar që është një burrë shumë i vogël dhe mundohet të bëjë burrin e madh duke mos dekretuar atë që i dërgon mazhoranca. Ai thjesht po shton afatet dhe vuajtjet e atyre që duan të punojnë, pengon sa mundet demokracinë e këtij vendi, emërimet, dekretimet, reformën në drejtësi. Meta harron që këtë reformë në drejtësi e bëjnë ndërkombëtarët dhe nuk ka kthim mbrapa?, tha Bujar Çela.

Ndërsa për deputetin e PS në Tiranë, Sadri Abazi, vendimi i Ilir Metës tregon qartë ndikimin e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi. ?Mua më vjen keq për zotin Meta, por unë besoj se ky është vendim i zonjës Monika. Ky nuk është vendim Presidenti, por është vendim i kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nuk po e marrim vesh çfarë është?, theksoi Sadri Abazi. Ndërsa socialisti në Vlorë, Andrea Marto, disi më i rezervuar u shpreh se Kuvendi do t?i marrë vendimet në shtator. ?Presidenti është duke ushtruar kompetencat e tij. Kuvendi do shprehet në shtator?, tha ai.

Kujtojmë këtu se edhe kreu i Komisionit të Ekonomisë, deputeti Erion Braçe është shprehur dje mjaft i irrituar me vendimin e Presidentit Ilir Meta për të kthyer ligjin për uljen e TVSH.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shpërtheu në akuza kundër kreut të shtetit, duke deklaruar se ky i fundit po bën propagandë. Madje, Braçe shtoi se disa institucione nuk e marr seriozisht punën.





Lajmet e fundit nga