web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandal -Komisioneri i Vettingut  nën hetim/ Gjyqtarët dhe prokurorët në duar të një falsifikatori?  

2 Gusht 2018, 15:02, Aktualitet CNA

Pak ditë më parë, Partia Demokratike akuzoi, komisionerine   Vettingut Lulzim Hamitaj për falsifikim të dokumenteve. PD i referohej një certifikate të gjuhës angleze në nivelin avancuar C1, që sipas demokratëve, mban datën 6 Prill 2015, ndërsa pretendohet që atë ditë Hamiti nuk ka qenë fare në Shqipëri.

Pas akuzave të ngrituara nga  Partia Demokratike, erdhi edhe lëvizja e Prokurorisë së Përgjithshme.

Organi i akuzës, njoftoi se me kërkesë të kryeprokurores Arta Marku, kanë nisur verifikimet për të akuzuarin Hamitaj.

Çështja  pritet t?i kalojë Prokurorisë kompetente për hetimin e rastit dhe procedimi mund te regjistrohet në prokurorinë e Durrësit.

Ndërkohë që prokuroria ka nisur procedurat Lulzim Hamitaj vijon të rivlerësojë gjyqtarë dhe prokurorë nën strehën e  Vettingut.

Thënë ndryshe po bëhet  Vetting me një komisioner falsifikues, (ashtu siç thotë PD),  të vënë nën hetim nga Prokuroria.

Lulzim Hamitaj, në vend që të shkarkohet lihet në detyrë, pavarësisht akuzave që janë lëshuar ndaj tij.

Me Hamitajn në komisionin e Vettingut,  çdo prokuror do t?i kishte duart e lidhura për ta hetuar, duke e ditur që ai e ka në dorë.

Ky nuk është skandali i parë që përfshin Komisionin e Vettingut. Pak ditë më parë në redaksinë e CNA.al, mbërriti një denoncim edhe për komisioneren Suela Zhegu, e cila akuzohet nga të afërmit e saj për mashtrim.

Denoncimi i Selisë Blu

Sipas nenit 6 të ligjit për vetingun kandidati për komisioner duhet të përmbushë edhe kriterin e zotërimit shumë mirë të gjuhës angleze. Ky është një kriter ligjor, pa të cilin një person nuk mund të zgjidhet në pozicionin e Komisionerit të vettingut. Anëtari i vettingut Lulzim Hamitaj rezulton që në vitin 2016 ka aplikuar për pedagog pranë Univeristetit Europian të Tiranës, ku ka deklaruar se zotëron nivelin fillestar B1 të gjuhës angleze.

Një vit më vonë, në 2017-ën, kur aplikon për pozicionin e Komisionerit të vettingut, Lulzim Hamitaj depoziton një çertifikatë të zotërimit të gjuhës angleze në nivelin më të përparuar, C1, të lëshuar në vitin 2015 nga Qendra e Gjuhëve të Huaja Tiranë. Kjo provohet nga dokumentat e dosjes së tij, e marrë prej nesh në rrugë zyrtare nga Kuvendi. Dokumenti i depozituar pranë Avokatit të Popullit, më pas pranë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Kuvendit të Shqipërisë, mbi bazën e të cilit ai është kualifikuar, mban logon e University of Cambridge, ESOL Examinations, BULATS, datë 6 Prill 2015, me numër reference 4571.

Çertifikata e dorëzuar gjatë aplikimit për në organet e vettingut, mban datën 6 Prill 2015. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS, rezulton se shtetasi Lulzim Hamitaj, në datën 6 Prill 2015, ku pretendon se ka dhënë provimin dhe është pajisur me çertifikatë të zotërimit të gjuhës angleze, nuk ka qenë në Shqipëri

Rezulton se, ai ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë në datën 28 Mars 2015 ora 11:10 min dhe ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 23 Korrik 2015 në orën 07:08 min./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga