web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha zbulon kompaninë që po helmon banorët në Delvinë

2 Gusht 2018, 19:58, Aktualitet CNA

Gazetari Artan Hoxha në një postim në rrjetet sociale shkruan se qytetarët e Delvinës, si pasojë e ndërhyrjes në tubin e ujësjellësit të një kompanie hirdokarburesh, ky qytet rrezikon të mbetet pa ujë.

Hoxha shkruan ndër të tjera se krahas mbetjes pa ujë të banorëve rrezikohet edhe shëndeti i tyre si rezultat i helmimit.

?Shpimet e puseve të hidrokarbureve në Delvinë kanë një histori me shumë enigma e pasoja për ambjentin dhe komunitetin lokal. Gjithnjë pas kompanive të shfrytëzimit fshihen emra të panjohur dhe administrator të huaj, të cilët shfaqen me bujë duke premtuar punësime dhe zhduken pa zhurmë pa mbushur ende vitin?,- shkruan Hoxha ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Qytetaret e Delvines rrezikojne jo vetem te mbeten pa uje por te helmohen per shkak te perzierjes se ujit te pishem qe furnizon qytetin, me gaz natyror dhe nafte. Nuk eshte hera e pare qe nje histori e tille perseritet ne qytetin e vogel te Delvines dhe zones perreth.

Nje kompani hidrokarburesh “Delvina gaz compani LTD” me administrator shtetasin e huaj Douglas C Nester, ka nisur prej me shume se nje jave punimet ne pusin numer 12, me vendodhje mbi qytetin e Delvines. Banoret vendas kane pare kete radhe te jene punesuar kryesisht shtetas kinez. Per shkak te shpimeve me lende plasese ne vitin 2012, sasi gazi natyror dhe nafte shperthyen duke vershuar ne vendburimin e ujit te pishem qe furnizon Delvinen dhe zonen perreth.

Banoret jo vetem mbeten pa uje por rrezikuan edhe shendetin si rezultat i helmimit te ujit. U desh nderhyrja e organeve shteterore qe te nderpriteshin punimet. Por u desh shume kohe qe situata te normalizohej. Ndersa banoret e Delvines po prisnin te perfundonte rikonstruksioni i rrjetit te furnizimit per ujesjellesin e qytetit jane vene para nje situate shume te rende. Per me teper kur ndodhemi ne muajin me te nxehte te stines se veres dhe banoret nuk kane alternative tjeter.

Pushteti vendor nuk ka asnje autoritet per te nderhyre qe kompania “Delvina gaz compani LTD” te nderprese punimet per te mos demtuar me tej ujesjellesin e Delvines. Banoret i bejne apel pushtetit qendror dhe kryeministrit Rama, te nderhyje sa me shpejt te jete e mundur ne te kundert pasojat do te jene te pallogariteshme.

Shpimet e puseve te hidrokarbureve ne Delvine kane nje histori me shume enigma e pasoja per ambjentin dhe komunitetin lokal. Gjithnje pas kompanive te shfrytezimit fshihen emra te panjohur dhe administrator te huaj, te cilet shfaqen me buje duke premtuar punesime dhe zhduken pa zhurme pa mbushur ende vitin. Fillimisht zona eshte shfrytezuar nga kompania STREAM OIL LTD, me pas ATLANTIK, dhe pas tyre emra fantazem qe shesin dhe blejne aksione nga viti ne vit.

Me poshte pamje video nga pusi nr 12 mbi qytetin e Delvines… /CNA.al





Lajmet e fundit nga