Si u bë Rumania qendra e trafikimit të seksit në Europë
Ndërsa muzgu bie mbi Berlin, shumë gra dhe vajza të veshura ...
Ditën e djeshme në darën e trojkës së vetingut, të përbërë nga anëtarët Kruela Karabullaku, Hajdin Avazi, Sarmonela Fruthi si dhe gjyqtari ndërkombëtar Bond, Xhejms Bond, kaluan gjykatësit Selmane Katrani dhe Harallamb Shejtani, pohojnë burime të mirëinformuara. Para se të shikoni videon zyrtare të seancave, lexoni raportimin si më poshtë.
Edhe pse videoja nuk e tregon, sipas burimeve që nuk rrodhën, por sërish pikuan, subjekti Shejtani hyri në komision në duar në xhepa, i hodhi një sy sallës dhe pikasi anëtarin Avazi:
-Hajdin e ke lënë lokalin? Ke filluar këtu mo gjigand? Po si ore nepërkë nuk më ke thënë gjys llafi? Ja dhe Kruela. Hajde Kruela hajde, sa ke ecur!
Anëtari Avazi sqaroi ndërkombëtarin Bond, Xhejms Bond:
-Është profesionist i paparë, zoti Bond. He gives you water on the handle of the spoon!
Zoti Bond tundi kokën i mahnitur, duke imagjinuar vështirësinë e mbajtjes së ujit në bisht të lugës.
Në vijim, komisioni skanoi pa mëshirë pasurinë e Harallamb Shejtanit.
-Zoti Shejtani. Shohim këtu se keni deklaruar pesë dyqane në Korçë, një Pus të Mezinit në Vlorë, Katër Rrugë në Shijak, tre pallate të Arabit në Tiranë dhe një gjysmë kalaje në Krujë. Deri këtu Ok. Po neve na del se jeni pronar edhe i një Sokaku të Marrësh në Gjirokastër. Pse nuk figuron? ? pyeti anëtari Avazi.
Subjekti Shejtani i ra ballit me pëllëmbë.
-O sa i marrë që jam, Avazo! Kom harru për zotin. Bjerë ktu letrën ta shënoj.
Dhe nxorri një stilolaps me tre ngjyra, e shënoi shpejt e shpejt dhe ja dha letrën trojkës. Zoti Bond, Xhejms Bond, e këqyri shkrimin me vëmendje dhe u tha komisionerëve:
-Bukur, përputhet. Është i njëjti shkrim me atë të formularit. You may go, Mr Satan, you?re okay.
Kruela ja përktheu: Shejtono, ja hudhe. Ik tashi. Pasdite siç e lamë, mirë?
Gjykatësja Selmane Katrani që në fillim u zu ngushtë nga treshja e trojkës, dmth nga trojka e treshes, për shkak të abuzimit ashiqare me deklarimin e sipërfaqes së shtëpisë së banimit.
-Zonja Katrane, si e shpjegoni që keni deklaruar 65 m2 banesë, ndërkohë që e keni 69 m2 sipas matjeve që bënë topografët ndërkombëtarë Xhuzepe Malavita dhe Miguel Stronco? ? pyeti anëtarja Fruthi duke u kruar paksa.
–Po si të them, ? sqaroi Katrani, ? 65 në fakt është sipërfaqja e banueshme, ndërsa 69 m2 është llogaritur edhe shkalla. E vërteta është se këto shifra duheshin unifikuar, por unë jua kam shpjeguar këto në deponimin tim, zonja hetuese? më falni, zonja komisionere.
-Po moj Katrane po, -ja preu anëtarja e trojkës Kruela Karabullaku, 24 vjeçe, ? po çatia me tjegulla, shteti me rregulla. T?i kishe marrë masat me kohë.
Dhe Karabullaku iu kthye kolegëve:
–Kolegë të dashur, dhe ju zoti Bond, Xhejms Bond! Për mua metrat katrorë që teprojnë janë korrupsion i pastër. Kjo tipja ja ka me hile vetingut. Hik o Katrane, hik! Je e përjashtume!
Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike e pavaksinuar. Dmth e pavetinguar/ gazeta “Dita”
Ndërsa muzgu bie mbi Berlin, shumë gra dhe vajza të veshura ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku në mënyrë...
Arkitekti i njohur, Maks Velo ka folur për Teatrin në studio...
Ky është parashikimi i motit sipas Meteoalb për ditët e para...
Alexander Zhestokov, i cili identifikohet nga mediat edhe si...
Maqedonia do të zhvillojë më 30 shtator referendumin per mar...
Qëndra e Shëndetit Publik në Maqedoni ka dhënë alarmin, se u...
Pas ndarjes nga jeta të nënkryetarit të Partisë Socialiste d...
Pas daljes para komisionit të vettingut të gjyqtarit të fund...
Skuadrat e mëdha kanë filluar të përforcojnë organikën e tyr...
Gjatë mbledhjes së qeverisë, të mbajtur në Elbasan më 13 ma...
Shqiptari i akuzuar si koka e drogës në Belgjikë, Safet Bajr...
I shumëkërkuari nga Belgjika, Safet Bajri ndonëse akuzohet n...
Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në studion e lajme...
Shqiptari më i kërkuar në Belgjikë, Safet Bajri, ka komentua...
Zjarret e masive që përfshinë Athinën disa ditë më parë i mo...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin në lid...
Nga Shaban Murati Një anëtar i qeverisë së Kosovës më shkrua...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka braktisur televionin N...
Policia italiane ka sekuestruar një gomone me 500 kg drogë n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...