E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Historia skandaloze e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe e lartimit përmbi të të një biznesi me fitim mbi 200 milionë euro, ka ngritur edhe njëherë në publik një dilemë : A është kjo një histori e pastër korruptive e Rilindjes? Apo mos vallë, po ashtu si dhe për kullat e tjera që po ngrihen në Tiranë, ajo ka të bëjë me delirin e sëmurë të një lideri që kështu ka gjetur rrugën për të mbetur në histori? Pra e thënë shkurt a është qëllimi i vetëm i Ramës grabitja apo jo?
Le t?a lëmë veten për disa çaste ne rrjedhën e këtij dyshimi dhe t?i përgjigjemi pyetjes që shtruam më lart me disa kundër pyetje të tjera?
Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte, a do të shpikte ai mashtrimin banal se propozimi brilant i ngritjes së grataçielave ishte ide gjeniale e Shkëlqim Demir Fushës?
Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte, a do të thërriste ai vetë, që në vitin 2016, arkitektin danez Bjarke Ingels, për t?i bërë porosinë për teatrin e ri dhe nga ana tjetër t?a detyronte të gënjente duke thënë se nuk po punonte për të, por për kompaninë (lexo shkrimin poshte)?
Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte, a do të nënshkruante ai në prill 2017 heqjen e teatrit nga qendra muzeale e Tiranës, që dikur e kishte firmosur vetë ?
Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte, a do të falte ai mbi 200 milionë euro pa garë dhe pa tender duke propoganduar alibinë se Fusha është pronar i tokës (me pas doli se ai ka vetëm 298 meter në një sipërfaqe ndërtimi prej 9 mijë metra katrorë)?
Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte, a do kishte shpikur ai një ligj special antikushtetues për të shmangur kalimin e detyrueshem në këshillin bashkiak ku socialistët nuk i kanë votat ?
Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte, a do të propogandonte ai gënjeshtrën se teatri i ri do të kushtoje 33 milionë euro, një llogari që nuk mbështetet në asnjë të dhënë të besueshme ?
Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte, a do të vendoste ai kritere lehtësuese për ngritjen e gjashtë kullave ku shfrytëzimi i sipërfaqes së ndërtimit është më i larti në Tiranë dhe ku koifiçenti i kalon ndjeshëm normat e ligjit (shiko linkun e shkrimit lart)?
Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte, a do e shndërronte ai sejmenin e vet qesharak, Erion Veliajn, në një korruptues banal aktorësh të rëgjuar?
Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte, a do i shtrëngonte ai të gjitha institucionet shtetërore, që nga ministritë e deri tek institutet shkencore, të prodhonin raporte të rreme për një Teatër Kombëtar që shkakton kancer, që është në rrezik zjarri dhe shembje dhe kostoja e rikontruksionit të të cilit është më e madhe sesa një ndërtim i ri?
Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte, a do të kishte pasur administrata shqiptare atë efikasitet të rallë që të prodhonte në katër muaj, gjithë malin e domosdoshëm të dokumentave, shkresave, memove dhe ligjeve për të bërë të mundur shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e grataçielave?
Dhe në fund fare, sikur Edi Rama të ishte i qetë se gjithçka ishte e pastër, pse rrefuzoi ai të vërë firmën mbi projektligjin absurd që i dërgoi parlamentit, duke ia lënë këtë barrë, zv kryeministres Senida Mesi?
Ja pra, që bëhen pak si shumë përkime, rastësi, dredhira, gënjeshtra për t?a shitur këtë aferë si një nismë pa qëllim të keq. Duhet të jesh fare naiv që të besosh te kjo përrallë.
Ndërsa sa për debatin nëse kjo çmenduri është pasojë e delirit apo e grykësisë së Ramës, ai është një diskutim shterp. Sepse logjikisht ato nuk përjashtojnë njëra tjetrën. Historia e njerzimit ka njohur në shekuj shumë liderë, artistë, shkenctarë dhe njerëz të zakonshëm, të përfshirë nga deliri. Ndaj ne nuk kemi pse përjashtojmë racën e hajdutëve delirantë, të cilët kanë ambicjen të projektojnë vjedhje që nuk i ka imagjinuar askush më parë.
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reagu...
Nga Mentor KikiaKy që shikoni në foto është është një bregde...
Japonia po lufton me temperaturat e larta gjatë dy javëve të...
Ujërat e zeza janë bërë problem për shumë zona turistike të ...
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kthyer përgjigje Teh...
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Ervin Metalla, është shkarku...
Vijojnë denoncimet nga qytetarë të ndryshëm, të cilët shfaqi...
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka komentuar marrëdh...
Vendimi i qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe qëndr...
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, është i vetmi zyrtar i la...
Grupi Balfin njofton me krenari se ka nënshkruar me sukses n...
Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin Elb...
Rreth një vit më parë, Gjykata e Lartë dha vendimin për një ...
Greqia njihet për plazhet e bukura dhe kuzhinën e shijshme q...
Pas deklaratave të deputetit socialist Ulsi Manja, i cili ho...
Për herë të parë në historinë e Shqipërisë , një ish-Prokuro...
Pas përfundimit të seancës së fundit të Kuvendit për këtë se...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës, pë...
Partia Demokratike ka reguar në lidhje me vendimet e Komisio...
Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka njoftuar s...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...