web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Aksident tragjik/ Humbin jetën babë e bijë, në gjendje të rëndë fëmija tjetër

17 Korrik 2018, 07:14, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 26-vjeçari me origjinë nga Kosova dhe vajzës së tij 4-vjeçare ka ndodhur ditën e djeshme në Gjermani, në afërsi të Dunningenit.

Gjithashtu mësohet se si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur e plagosur rëndë edhe vajza më e vogël e familjes, që gjendej në veturë. Ajo i është nënshtruar operacionit dhe është në rrezik për jetën.-raporton KTV.

BMË-ja, të cilën po e ngiste kosovari është përplasur në mënyrë ballore me një kamion. Fëmija i plagosur është dërguar me helikopter në Spitalin e Freiburgut.

Shoferi i kamionit është lënduar, por është jashtë rrezikut për jetën. KTV-ja bën të ditur se viktimat janë nga komuna e Deçanit.

 





Lajmet e fundit nga