Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Antoneta Bejko Sevdari është prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ajo do të përballet të martën në orën 13:00 në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavaruar të Kualifikimit të përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Valbona Sanxhaktari.
Sevdari e ka filluar karrierën si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës në vitin 2002 dhe në vitin 2013 ajo është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku ka qenë pjesë e task-forcës kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Antoneta Sevdari nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.
Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurorja Antoneta Sevdari kishte një pasuri të deklaruar prej 4.4 milionë lekë në vitin 2003 ? kur deklaroi për herë të parë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Në fund të vitit 2017 pasuria familjare e Znj. Sevdari kap një vlerë prej 20.2 milionë lekë, duke regjistruar një rritje të pasurisë bruto me 4.6 herë. Rritja e mesatare e pasurisë së çiftit Sevdari ka qenë 1.1 milionë lekë në vit.
Pasuria e Znj. Sevdari përbëhet nga pasuri të paluajtshme në vlerë 16.5 milionë lekë, pasuri të luajtshme në vlerë 1.5 milionë lekë, likuiditete në bankë në vlerë 600 mijë lekë dhe likuiditete në cash në vlerë 1.5 milionë lekë.
Pasuritë e paluajtshme konsistojnë në një shtëpi banimi të ndërtuar pa leje në vitin 2001-2002 me vlerë 3 milionë lekë në Durrës dhe legalizuar në vitin 2013 kur zortëron 25%, me burim të ardhurat familjare dhe të ardhurat e bashkëshortit nga emigracioni. Një aparament me vlerë 97,500 euro dhe sipërfaqje 101 m2, plus 12 m2 ammbjente të përbashkëta dhe një tokë truall në fshatin Yzberisht në Tiranë.
Të ardhurat e familjes Sevdari gjatë periudhës 2003-2017 kapin prej afro 57.8 milionë lekë, ku 29.4 milionë lekë ose 49.3 % vijnë nga aktiviteti i bashkëshortit si person fizik, 14.8 milionë lekë ose 29.4 % nga paga dhe shpërblimet e subjektit, 6.3 milionë lekë ose 10.5 % nga pagat e bashkëshortit dhe 15.3 % nga të ardhurat e tjera.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe ?flamujt e kuq? që identifikohen gjatë kontrollit.
BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit nga të cilët nuk u konstatuan probleme, por nga analiza e deklaratave u konstatuan tre ?flamuj te kuq?.
Subjekti gjatë periudhës deklaruese ka deklaruar të ardhura dhe detyrime të lidhura me aktivitetin privat të bashkëshortit, të cilat duhet të pasqyrohen në pasqyrat financiare të aktivitetit tregtar dhe nuk janë objekt deklarimi.
Në vitet 2009, 2010 dhe 2011 është deklaruar xhiroja vjetore dhe jo fitimi neto nga aktiviteti i bashkëshortit si person fizik, duke rritur të ardhurat vjetore në mënyrë artificiale. Gjithashtu, si burim për shtimin e pasurisë familjare, janë përdorur edhe likuiditetet në bankë në emër bashkëshortit si person fizik.
CNA.al do të sjellë më poshtë rastin e hetimit për Ministrin e Damian Gjiknuri dhe rolin ?mbrojtës? të prokurores Antonte Sevdari.
Prokurorja e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Antoneta Sevdari, është nga prokurorët që ka pasur në duar zyrtarë të lartë nën hetim.
Bëhet fjalë për Ministrin e Energjitikës Damian Gjiknuri, hetimet ndaj të cilët patën nisur në tetor të vitit 2015.
Hetimet nisën pas raportit të Këshillit të Lartë të Shtetit, i cili e akuzon ministrin Gjiknuri si dhe avokaten e Shtetit Alma Hiçka për shpërdorim detyre në zgjidhjen me marrëveshje të konfliktit mes shtetit shqiptar dhe kompanisë CEZ.
Sipas KLSH-së, shtetit shqiptar pretendohet se i është shkaktuar një dëm ekonomik prej 479 milionë eurosh. Raporti i KLSH-së, përfundoi në duar të Prokurores Antoneta Sevdari, e cila i pushoi hetimet, pasi sipas nuk është konstatuar se ka kryer vepër penale.
Një vit më vonë dhe përkatësisht në vitin 2016, KLSH , lëshoi alarmin për pushimin e hetimeve ndaj ministrit Gjiknuri.
Në atë kohë, kreu i KLSH-së Bujar Leskaj tha publikisht se prokuroria nuk i ka zhvilluar si duhet hetimet në lidhje me faktet, çështjet dhe pretendimet e ngritura në kallëzimin penal të KLSH-së
Deklarata e pasurisë për vitin 2003
Deklarata e pasurisë për vitin 2004
Deklarata e pasurisë për vitin 2005
Deklarata e pasurisë për vitin 2006
Deklarata e pasurisë për vitin 2007
Deklarata e pasurisë për vitin 2008
Deklarata e pasurisë për vitin 2009
Deklarata e pasurisë për vitin 2010
Deklarata e pasurisë për vitin 2011
Deklarata e pasurisë për vitin 2012
Deklarata e pasurisë për vitin 2013
Deklarata e pasurisë për vitin 2014
Deklarata e pasurisë për vitin 2015
Deklarata e pasurisë për vitin 2016
Deklarata e pasurisë për vitin 2017
Hetoi ministrin e superskandaleve/ Zbardhet pasuria e prokurores që ?mbrojti? Damian Gjiknurin
Nga Enkel Demi Ai pinte ndonjë gotë raki dhe tymoste duhan q...
Një xhaguar u arratis nga kopshti zoologjik Audubon në New O...
Një gjykatë në Itali ka dënuar sot me 14 vite e dy muaj burg...
Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më ...
Artisti i madh durrsak, Fadil Hasa u nda nga jeta ditën e so...
Një magazinë pajisjesh elektrike në kryeqytet, ka marrë flak...
Qytetarët e Tiranës janë përballur me një situatë paniku pa...
Hakerat po shndërrohen në një rrezik serioz për llogaritë on...
Prej kohësh tashmë të rinj nga forumet rinore të PD dhe LSI ...
Ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar, po trazon jo pak sken...
Një 67-vjeçar në Qafë-Plloçë është përfshirë nga flakët.Mëso...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi me një familje brit...
Ndarja nga jeta e aktorit të madh durrsak, Fadil Hasa, ka pi...
Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia...
Vrasja e ish-policit Boran Berçana dhe bashkëjetueses së tij...
Dy njerëzit më të fuqishëm të globit, Donald Trump dhe Vladi...
E ftuar në rubrikën ‘Opinon’ në News24, deputetja e PD dhe k...
Dy liderët më të mëdhenj botërorë, Vladimir Putin dhe Donald...
Policia greke ka zbuluar identitetin e të riut shqiptarë që ...
Komisioneri për zgjerimin Johanes Hahn do të vizitojë nesër ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...