web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush tha krizë mes çiftit? David dhe Victoria festojnë 19-vjetorin e martesës dhe sytë u shndërrisin nga dashuria

5 Korrik 2018, 09:53, Lifestyle CNA

Victoria dhe David Beckham festuan përvjetorin e 19 të martesës në një darkë romantike mes tyre.

Çifti postoi të njëjtën foto në rrjetet sociale, ku shfaqeshin duke darkuar në një restorant në Londër. ?19 vite!!! X Të dua kaq shumë? ? shkruan Victoria në foton e postuar në profilin e saj në ?Instagram?.

?19 vite. Uau.. 19 vite më parë në këtë ditë, isha veshur nga koka tek këmbët me lejla. Gëzuar përvjetorin e martesës për bashkëshorten më të mirë dhe nënën e mrekullueshme.. Të dua?. Këto ishin fjalët që ish-futbollisti David Bechkam i dedikoi bashkëshortes së tij, ndërkohë që në mediat britanike përflitet se çifti është në krizë dhe po diskutohet divorci. Zërat për divorc u hodhën poshtë nga miqtë e ngushtë të çiftit, të cilët shprehen se ata janë më të dashuruar se kurrë dhe kanë ditur të balancojnë dashurinë dhe karrierën.

19 Years WOW … This time 19 years ago I was dressed from head to toe in purple ? … Happy anniversary to the most amazing wife & mummy … Love You x @brooklynbeckham @romeobeckham @cruzbeckham #HarperSeven

A post shared by David Beckham (@davidbeckham) on

Në vitin 1997, në një kështjellë në Irlandë, Victoria dhe David Beckham u betuan për dashuri të përjetshme. Çifti i famshëm ka katër fëmijë Brooklyn, 19 vjeç, Romeo, 15 vjeç, Cruz, 13 dhe vajzën Harper, 6 vjeç.





Lajmet e fundit nga