web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTO - Maxhoranca voton ligjin për shembjen e teatrit/ Artistët në lotë

5 Korrik 2018, 20:40, Aktualitet CNA

Maxhoranca ka votuar me vetëm votat e saj dhe nën tensione si brenda dhe jatët Kuvendit, projektligjin që i hap rrugë prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Ky votim ka bërë që opozita të hedhë kartonët e saj të kuq në drejtim të kryeministrit Edi Rama e më pas të largohet nga Kuvendi.

Pas votimit të ligjit, artistët dhe qytetarët që po protestonin në ambientet e jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, janë prekur e duke mos përmbajtur as lotët, pasi sipas tyre po shembet historia dhe mundi i artistëve.

Menjëherë pas votimit në Kuvend, policia ka krijuar një kordon për të parandaluar një agravim të mundshëm të situatës, ndërsa artistët dhe protestuesit kanë bërë thirrje që të ngujohen në godinën e teatrit. /CNA.al





Lajmet e fundit nga