web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Audio-përgjimi i Lames/ Konfederata e Sindikatave kërkon shkarkimin e tij

29 Qershor 2018, 18:57, Aktualitet CNA

Pas publikimit të audio përgjimit, në të cilin dëgjohet kreu i ALUIZNI-t Artan Lame, teksa kërcënon punonjësit në mënyrë që t’i shërbejnë deputetëve dhe ministrave për zgjedhje, ka reaguar edhe Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë.

Duke iu përgjigjur Artan Lames, i cili ndërsa ironizonte me sindikatat, kërcënonte punonjësit se s’ka kush t’i mbrojë, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, i kujton Lames se në Shqipëri ka sindikata, por nuk ka qeveri por vetëm tepsi.

Në reagimin zyrtar thuhet:

“Zoti Lame gaboheni,ky vend ka sindikata, s’ka qeveri por vetem TEPSI.

Audiopergjimi I kreut Aluiznit, Artan Lame me punonjesit pak kohe para zgjedhjeve te 2017, I publikuar ne media perben nje skandal, teksa doreheqja e Lames eshte me pakta qe duhet bere, ne te kundert qeveria duhet ta shkarkoje.

Ne kete audiopergjim dallohet qarte se ,Artan Lame, I trajton punonjesit e administrates si skllever,flet pa doreza per punesime militantesh,madje shprehet se nuk ka sindikata, por e verteta eshte se me modelin e shokut Lame ne drejtimin e institucioneve, sot Shqiperia nuk ka shtet.

Zoti Lame po ju sjell vetem nje shembull te fresket qe rrezon pretendimet tuaja dhe arrogancen e kesaj qeverie.

Pak dite me pare Ministria e Arsimit uli pagat per 4 mije infermiere,por pas publikimit te ketij skandali, Konfederata e Sindikatave te Shqiperise nisi punen per organizimin e protestes.

Sapo lajmi per protesten u perhap ne media Ministria e Arsimit u terhoq nga vendimi I saj, ashtu sic ka bere dhe here te tjera.

Jane sindikatat ato qe luftojne per statusin e minatorit, luftuan per pagat e naftetareve te Ballshit, po ngrene zerin per skllaverimin e punonjesve te fasonerive, pagat e uleta, mungesen e kushteve te punes e taksat e larta.

Ju krenoheni me ate qe duhet te ishte turpi juaj,por ndoshta jeni mesuar se nuk ka opozite se ata jane me shpresen se kur te marrin tepsine, ju s’do ti bezdisni.

Ne do ngrihemi ne proteste deri ne shkarkimin tuaj zoti Artan Lame,pasi modeli juaj I administrates po rrenon Shqiperine.

Kjo qeveri I ka hapur beteje frontale sindikatave,kryesisht KSSH,teksa synon zhdukjen e tyre,madje per kete mision ka shkrire edhe Ministrine e Punes.

Arben Ahmetaj ka shkaterruar Keshillin Kombetar te Punes pasi nuk e mbledh asnjehere per te diskutuar per problemet reale te punonjesve shqiptare.

Ai paguan per te percare sindikatat,dhe me direktive te tij shume institucione lidhin kontrata me sindikata fantazem qe drejtohen nga militantet e partive ose familjaret e deputeteve. Rasti I fundit eshte Ministrise Arsimit,per te cilin ceshtja do shkoje ne gjykate.

Ju njohesi dashamiresi dhe mbrojtesi I artit dhe kultures qe fshiheni si struc tani qe teatrit po I vene kazmen per kullat qe ti do te legalizosh,s’mund te jepni leksione per sindikatat as mund te beni moral per arritjet e kesaj administrade.

Qeveria Rama te distancohet nga ky skandal dhe te firmose menjehere shkarkimin e Artan Lames.” /CNA.al

Publikohet audio-përgjimi/ Lame presion vartësve: Ndihmoni deputetët e ministrat për zgjedhje





Lajmet e fundit nga