web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Asllë parashikoi një natë të gjatë, por përfundoi shpejt dhe ‘keq’

25 Qershor 2018, 12:00, Lifestyle CNA

Aktorja e dashur turke, Birce Akalay, e njohur për rolin e Asllësë në serialin ?Dashuri Bardh e Zi?, është zhgënjyer nga zgjedhjet e djeshme presidenciale dhe parlamentare në Turqi.

Akalay mbështeste kandidatin opozitar Muharrem Ince, por edhe pse prej 16 vitesh në pushtet, turqit zgjodhën sërish Recep Tayyip Erdgoan për një mandat të 2-të 5-vjeçar si President.

Një ditë para zgjedhjeve aktorja u bëri thirrje të gjithë turqve të dilnin në votime, ndërsa mbrëmjen e së dielës me një postim në twitter tha se ?Kjo do të jetë një natë e gjatë. Për t?i dhënë hakun demokracisë, mos i braktisni kutitë e votimit?.

Përkundër parashikimit të saj, nata përfundoi shpejt dhe ?keq? për të gjithë mbështetësit e Ince. Erdogan siguroi fitoren që në turin e parë me mbi 52% të votave.

Por, Akalay me një tjetër postim në Instagram, falënderoi Incenë për të gjithë energjinë pozitive që kishte shpërndarë në fushatë.  ?Mbi të gjitha ju jam mirënjohëse për vizionin tuaj që i bashkon njerëzit?, shkroi ajo.





Lajmet e fundit nga