web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndiheni të mërzitur? Këto janë ushqimet që ju shtojnë humorin

23 Qershor 2018, 14:45, Lifestyle CNA

Shkenca ka vërtetuar se ka shumë ushqime që na bëjnë të lumtur. Ja cilat janë disa prej tyre:

Avokado 
Ky frut ka shumë tirozinë, një prekursor që ndihmon trupin të prodhojë dopaminë, hormonin e kënaqësisë. Avokadot përmbajnë edhe shumë acide folike e vitamina D, që ulin nivelin e homocisteinës te femrat shtatzënë, duke ulur rrjedhimisht edhe ankthin apo depresionin.

Çokollata
Çokollata e zezë është lidhur me uljen e hormoneve të stresit, si kortizoli, si dhe uljen e tensionit. Kjo është vërtetuar nga dy studime amerikane, që kanë treguar se 40 gramë në ditë çokollatë e zezë ul stresin si te meshkujt, ashtu edhe te femrat.

Spinaqi 
Është i pasur me antioksidantë që janë thelbësorë për luftën kundër ankthit dhe stresit. Magnezi dhe zinku i tij janë shumë efikasë në luftën kundër depresionit.

Orizi 
Karbohidratet janë shumë të mira për prodhimin e serotoninës, një stabilizues që lidhet me nivele të ulta depresioni.





Lajmet e fundit nga