web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngrijnë marrëdhënie PD-LSI?/ Kryemadhi bojkot Bashës

19 Qershor 2018, 18:57, Aktualitet CNA

Marrëdhëniet zyrtare PD ?LSI, po shkojnë drejt ngrirjes.

CNA. al mëson se ka një ?rebelim? nga ana  kryetares së LSI ?së Monika Kryemadhi.

LSI nuk ka të njëjtat qëndrime me PD-në zyrtare

Prej një muaj Kryemadhi  nuk shkon në selinë e PD ?së, në takimet e organizuara nga kryepozitari Lulzim Basha. Në selinë blu nga  LSI, është parë vetëm kreu i grupit  parlamentar Petrit Vasili.

Mes Kryemadhit dhe Bashës, mësohet se ka një distancë në qëndrime dhe në marrëdhënien mes tyre si përfaqësues të dy forcave politike opozitare.

Duket se dashuria PD ?LSI po shkon drejt divorcit, si një marrëdhënie e ndërtuar me tradhëti dhe pabesi.

Kryemadhi nuk mund t?i qëndrojë larg tepsisë së pushtetit. Këtë tashmë e ka treguar në disa raste të cilat kanë shkaktuar debate të forta në skenën politike dhe jo vetëm.

Sjellim në vëmendje skandalin ?Xhafaj?, për të cilin Kryemadhi nuk e hapi asnjeëherë gojë kundër tij, ndërkohë që PD në baza ditore, dilte me akuza ndaj Ministrit të Brendshëm dhe vëllait të tij.

Dhe së fundmi kemi debatin për Teatrin. Situata është nxehur, por Kryemadhi nuk dëgjohet, ndërsa demokratët vrullshëm përplasen me kryebashkiakun Veliaj dhe me kolegët  e tyre socialist./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga