Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Debati mbi teatrin, i ngjan një tenxhereje ku zien qumështi. Mirëpo në vend të asaj ajkës së zakonshme, ka vetëm llum, llum. Dhe sado që kazanxhiu a baxhoxhiu pret të mbledhi ajkën me frikën se mos derdhet, ajo vetëm trashet, fryhet, trashet, fryhet, trashet, shkurt llum. Sidomos kur një moderator thotë po lëre historinë, histori e madhe aty çe pyet etj. Dhe një aktor i lodhur nga konjaku a fërneti ia pret, po çkeni ore, di unë se nga vijnë paratë. Shteti? Ku ka lekë shteti ynë. Po si ore, lekë shteti?! Shteti ka pjerdhur… Në fakt është marria kolektive e radhës, vlimi i qylxhinjëve që nuk e kanë për asgjë t’i bjen shkurt, mjafton tu shkoj e tyrja. Dhe për më tepër kur vjen puna që një vepër kompleks kultural trajtohet si godinë. Megjithëse pasi kthejmë me fund fërnetin, pohojmë, se historia e saj është e artë, lërë është flori çfarë është prodhur aty. Nga ana tjetër një tufë aparaçitnjsh mediokërsh që për hir të militantizmit, qofshin këta të majtë a të djathtë se të jeni të bindur e njëjta gjë do të ndodhte sikur në pushtet të ishte përshembull pd…, socialistët do të protestonin më keq. Do i kishim në rolin e ”demokratëve” si çuni i fahrisë duke mbrojtur institucionin e kulturës. Dhe Nulin duke mbrojtur kauzën e shembjes, atë që po e bën më së miri, Taulanti nga Librazhdi. Ndodhi me riciklimin e plehrave pak muaj më parë, ligjin e çaaprovuar publikisht nga Edi rama, akti i parë i reformës agrare të shakaxhiut të përparimit tonë.
Megjithatë pretendojmë se kemi një shtet të fort, që aderon të bëhet anëtar me të drejta të plota në ekonominë e tregut të përbashkët europian. Nga ana tjetër një tufë aparatçinjsh mediokër që as nuk u skuqet faqja, të deklarojnë se e kanë të pamundur të restaurojnë një kompleks kultural institucion shtetëror i ndërtuar në vitet njëzetë, afro 98 vjeç. Nuk u skuqet e as nuk u nxihet faqja të pohojnë ashtu si ia do qejfi shefit. Megjithëse kanë pesë vjet që po çirren se po restaurojnë kishat mijra vjeçare, po bëjnë një revolucion në rimëkëmbjen e vlerave. Dhe mirë bëjnë. Kurse kur vjen puna tek ky kompleks kultural, korifenjsh me histori të madhe, pëllasin… E tmerrshme, nuk ka ngrohje, nuk ka ajër të kondicionuar, duhet të vish me batanije ose erashkë që të shikosh një shfaqje. Nuk ka shteti lekë të ndërtojë një teatër të ri, prandaj ta rrafshojmë këtë, t’ia japim truallin iks se ka para ai, kështu edhe ai fiton, por edhe ne. Një bajtllëk që kujdo mund t’i shkoj për shtat, por asesi sharmit të një shteti.
Nuk e di se si ndihet një qytetar shqiptar kur dëgjon bajtllëqe të tilla. Dhe nuk e di se si, mund të presi a gjykojë ekzistencën e tij qytetare nga ky shtet që nuk ka fuqi financiare të ndërtojë një teatër të ri, jo më ta mbrojë ta zëm nga raketat bërthamore. Eshtë turp e faqja e zezë të diskutohen kabllot e leketrikut përshembull, se gjoja janë të pazevendësushme. Turp e faqja e zezë për këta rikostruktonista shqipatrë. Këta inxhinjerë, arkitetktë fasulesh partie, kur sot bota po ndërton nën ujë, po kthen shkretëtirën në tokë pjellore, po synon planetët etj. Eshtë turp për ato diploma që mbani kur përmendi pa mundësinë e ngrohjes a ajrimit. Me që përmenda shkretëtirën, po udhëtoja përmes një të tille pak ditë më parë. Në hyrje të shtetit të Arizonës, tokës së zhuritur ose atdheut të kaktuseve, në një tabelë të madhe shkruhej, nga pluhuri në flori. E kisha hasur edhe në Nevada, Las Vegas… një sentencë plot drita, flatronte, nga pluhuri në flori. Kishin të drejtë të krenoheshin, fushat gjithë guralecë, drozhga dhe vapë.
Kodrat që ngjanin me masivet e xeherorëve vullkanik të shuar, janë sot prodhues kampion të energjisë diellore. E komplekseve monumentale të antikitetit a kohëve moderne europiane dhe bota në tërësi, duke e ndjerë veten plotësisht sikur shëtit ta zëmë në rrugët e Venecias së sotshme. A duke jetuar piramidat e Egjiptit, sikur me qënë qytetar katërmijë vjeçar, jo fillim shekullit të bumit të komunikimit social. Ne e kemi të tmerrshme, të pamundur të ndërtojmë gjetkë një teatër të ri. E kemi të tmerrshme, krejt të pamundur të ruajmë atë që kemi dhe atë kopësht ta kthejmë në një kopësht ta zëmë statujash të atyre korifenjve. Të shkojmë t’i takojmë. E kemi të tmerrshme, nuk gjejmë dot dy kondicionerë, nuk reasturojmë dot shurrën e kohës sonë, të gagarelëve të studiove dhe militantëve të partive, ky kancer që po na ha të gjallë si komb. Jemi të fortë. Kemi shtet të fort, ndaj po shitemi copash, pjesësh…, si automjetet për pjesë këmbimi.
“DB Wash International” dhe “Artic Group” janë dy kompanitë ...
Çelja e sezonit turistik është shoqëruar me një sërë pakënaq...
Pas debateve në Komisionin e Medias për prishjen e Teatrit ...
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federic...
Deputeti i PS-së, Paulin Stërkaj gjendet i shtruar në ambien...
Policia Kapshticës ka vënë në dy shtetas nën akuzën e trafik...
“Raiffeisen” është e para bankë europiane që ka hyrë në ven...
Deputeti i Partisë Socialiste Paulin Stërkaj ndodhet në gjen...
Pas debateve në Komisionin e Medias për prishjen e Teatrit ...
Sipas statistikave të fundit të bëra nga një organizatë me s...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në, në rrugën ...
Një parcelë me drogë është zbuluar dhe asgjësuar në fshatin ...
Sot në emisionin e mëngjesit në INTv “KafeIN”, specialisti i...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj çdo ditë e më shumë po...
Nga Agim Xhafka*Po bëhen ditë që artistët protestojnë ndaj q...
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi ka reag...
Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, ka de...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përplasjeve dhe tension...
Mbledhja e Komisionit Parlamentar të Medias është shoqëruar ...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani ka reaguar...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...