web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bixhoz me dashurinë: Tia hakmerret ndaj Anikës duke tentuar ta vrasë, ja ç’do ndodhë sot

19 Qershor 2018, 11:04, Lifestyle CNA

Anika vendos të largohet nga shtëpia por e sheh që Shivai dëshiron që ajo të qëndrojë. Anika merr valixhet për tu larguar por Shivai i flet në gjuhën e saj dhe e ndalon. Anika kthehet dhe thotë se është nusja e kësaj shtëpie për 6 muaj kështu që do qëndrojë. Tia bëhet me nerva. Gjyshja i thotë Anikës të gatuajë për Bilun dhe të gjithë familjen. Tia e dëgjon këtë. Zvetlana dhe Romi vijnë të maskuara si shërbëtore.

Tia bën plan të vrasë Anikën por nuk rezulton me sukses. Tia u thotë Zvetlanës dhe Romit se Anika është një problem i madh për to dhe se duhet ta heqin qafe. Anika gatuan ushqimin e preferuar të Shivait. Ai sëmurët nga stomaku dhe i thotë Anikës të mos gatuajë më. Anika i sjell kafe por Shivai nuk e pranon. Anika e pin por nuk i pëlqen dhe pështyn në këmishën e Shivait.

Ai për herë të parë nuk i bërtet dhe Anika habitet. Tia hedh vaj që Anika të rrëshkasë por Anika shpëton përsëri. Tia hedh ilaçe në çajin që do pi Anika. Asaj i bie të fiket. Zvetlana dhe Romi ndihmojnë Tian dhe e fusin Anikën në një frigorifer.





Lajmet e fundit nga