web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputetja demokrate tregon faktet/ Rama i përfshirë në një skandal korruptiv

14 Qershor 2018, 10:23, Aktualitet CNA

Nga  selia e Partisë Demokratike, deputetja Jorida Tabaku  ka denoncuar një akt klientelist dhe korruptiv që sipas saj, ka ndodhur me bekimin e kryeministrit Edi Rama.

?Në një akt klientelist dhe korruptiv Edi Rama i ka dhënë mikut të tij vlonjat Sinan Idrizi pronësinë e kompanisë shqiptarë AIR Albania, me një investim prej 100 mijë lekësh. Kompania  fantazëm është krijuar vetëm  ditë para se të dilte vendimi i i posaçëm i Qeverisë, duke treguar qartë se çdo gjë ishte e paracaktuar në një garë jo trasnparente dhe antiligjore. Kompanisë me fond prej 100 mijë lekësh Edi Rama i ka vënë në dispozicion edhe shërbimin e  kontrollit ajror?, ka denoncuar deputetja Tabaku.

Ajo ka kërkuar të hidhet dritë rreth këtij skandali, ndërsa ka nënvizuar se peshqit e mëdhenj janë në krye të Qeverisë dhe pa largimin e tyre, nuk do të ketë Shqipëri Evropiane./CNA.al

Deklaratë e deputetes Jorida Tabaku

Në një akt klientelist dhe korruptiv, Edi Rama i ka dhënë mikut të tij vlonjat Sinan Idrizi pronësinë e kompanisë shqiptare Air Albania me një investim prej vetëm 100 mijë lekësh.

Kompania fantazëm është krijuar vetëm 9 ditë përpara daljes së vendimit të posaçëm të qeverisë, duke treguar qartë se gjithçka ishte e paracaktuar, pa garë, jo transparente dhe antiligjore.

Kompanisë me fond vetëm prej 100 mijë lekësh, Edi rama I ka vënë në dispozicion kompaninë shtetërore Albcontroll, e cila do të financojë një kompani private klienteliste të lidhur me kryeministrin.

Kjo është e njëjta kompani që Partia Demokrastike e denoncoi në janar si pjesë të aferës korruptive me Aeroportin e Vlorës dhe një kompani turke. Përpara marrëveshjes për aeroportin e ri, Edi Rama është shoqëruar në Turqi nga Sinan idrizi.

Siç duket në këtë foto, pronari i kompanisë fantazëm Air Albania, është në një takim të nivelit të lartë me Presidentin Erdogan dhe kryeministrin Rama.

Janë disa pyetje për të cilat Edi Rama duhet të japë disa përgjigje:

 

·        Të kujt janë paratë e Air Albania?

·        Për llogari të kujt punon Sinan Idrizi?

·        Paratë e kujt po pastron miku i Edi Ramës?

·        A po investohen tek Air Albania para të pista të familjes Rama dhe të ndonjë fondacioni të dyshimtë?

Janë të tilla afera gjigande korruptive që mbajnë peng hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Peshqit e mëdhenj janë në krye të qeverisë dhe pa largimin e tyre nuk do të ketë as Shqipëri Europiane./CNA.al





Lajmet e fundit nga