web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rikthehet taksa në "Rrugën e Kombit"/ Paralajmëron kuksiani që "shkundi" PD-në

3 Qershor 2018, 15:42, Aktualitet CNA

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Dega Kukës, Ibsen Elezi, i cili shkaktoi një “termet” në Kuvendin Kombëtar të PD-së, me fjalën e tij, është i ftuar në studion e televizionin Fax News, ku po flet lidhur me rikthimin e taksës së “Rrugës së Kombit”.

Sipas tij, vendosja e taksës nuk është e mirëpritur dhe do të ketë një protestë të dytë.

Ai paralajmëroi gjithashtu se do t’i dërgohet një peticion ndërkombëtarëve për të arrestuarit që ndodhen ende në burg, pasi sipas tij, edhe kryeministri e ka pranuar se ishte ai fajtor dhe kërkoi falje.

Këshilltari i djathtë në Bashkinë e Kukësit, shprehet se është një situatë jonormale që po krijohet nga vendosja sërish e tarifës. /CNA.al





Lajmet e fundit nga