Diktatura nuk është çështje uni Rikard
Nga Ilir LevonjaNjë populli të thjeshtë, a një magazinjeri n...
“Me bashkëshortin tim kam kontaktuar më 27 nëntor 1993. Më 28 nëntor të atij viti e ka festuar ditën e flamurit në Shtutgard të Gjermanisë. Po atë ditë, nga relacioni Shtutgard-Shkup në ora 20.30 është rrëmbyer aeroportin e Shkupit”, thotë Sevdije Vitija, bashkëshortja e Sinan Vitijës.
Pilotit të ish ushtrisë Jugosllave. Familja e tij kërkon nga Qeveria e Maqedonisë të shpalosë të vërtetën për fatin e tij. Piloti Vitija pas shpërbërjes së Jugosllavisë i ishte bashkuar ushtrisë Kroate. Sipas familjes, për herë të fundit është parë në aeroportin e Shkupit.
Nga Qeveria e Maqedonisë, familja Vitija kërkon të dijë ku ka përfunduar familjari i tyre.
“E lus Qeverinë e Maqedonisë që të ma thonë të vërtetën për bashkëshortin tim. Mbetëm duke pritur 25 vjet dhe nuk dimë asgjë. Qëllimi pse sot po flas është që të kërkojmë diçka për të zbardhur fatin e tij. Nuk jam dot e qetë as unë as fëmijët. Duam ta dimë të vërtetën. U bë gjatë kohë dhe besoj është koha e fundit për një përgjigje të Qeverisë”, apelon Sevdije Vitija.
Nga Qeveria thonë se kanë njoftuar ministrinë e Brendshme për kërkesën e familjarëve. Kërkesa e familjes u adresua edhe në Kuvend, përmes deputetit të Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli i cili kërkoi nga ministri i Brendshëm të shqyrtoj rastin.
I pari i dikasterit të Brendshëm, Oliver Spasovki, shpjegoi se për këtë rast janë njoftuar shërbimet relevante dhe se po punohet në sigurimin e dëshmive të mundshme që ekzistojnë në arkivat e organeve të sigurisë.
“Tashmë kemi dhënë urdhër që shërbimet e MPB-së ta shqyrtojnë këtë rast. Të shohim se me çfarë fakte disponojmë për këtë rast sepse distanca kohore prej atëherë deri më tani është e madhe por çdo gjë që kemi si dokument, fakt ose dëshmi tjetër për këtë person do të informoheni ju dhe mediat”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.
Çështja e fatit të Sinan Vitisë ishte adresuar në Kuvend edhe në vitin 1996 nga deputeti i asaj përbërje parlamentare, Nazmi Maliqi. Aso kohë organet shtetërore ishin përgjigjur se me datë 28 nëntor 1993, personi Sinan Vitia është arrestuar nga policia si i dyshuar për pasaportë false. Megjithatë, në përgjigjen zyrtare nuk shpjegohet se çfarë ka ndodhë me Vitinë, përgjigje kjo e cila kërkohet edhe sot e kësaj dite. Nëse është ekstraduar, në cilin shtet e ka dorëzuar policia e Maqedonisë? Pse ndaj të njëjtit nuk janë caktuar masa arresti për shkak të dyshimeve për pasaportë fals? A janë njoftuar organet kroate apo ato serbe për arrestimin e tij, apo depërtimi i tij është bërë jashtë dispozitave ligjore? Organet kroate nuk kanë informacion për fatin e Vitijës. I njëjti figuron në mesin e personave në kërkim në faqen zyrtare të policisë kroate, ndërsa në atë të policisë serbe nuk ekziston asnjë e dhënë për pilotin nga Lugina e Preshevës, Sinan Vitija./Alsat-M/
Nga Ilir LevonjaNjë populli të thjeshtë, a një magazinjeri n...
Pas turit të ‘Llogaridhënies’ në Elbasan, Cërrik dhe Belsh, ...
Pas bashkëbisedimit që kryeministri Rama ka zhvilluar ditën ...
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me incidentin në Bel...
Marrëveshja eventuale mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështje...
Efektivët e Komisariatit të Policisë së Korçës që akuzohen n...
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kos...
Pretendimi i opozitës ditët e fundit se policia ka survejuar...
Lideri socialist Pedro Sanchez, është betuar si kryeministër...
Misioni i Bashkimit Europian në Tiranë, EURALIUS, publikoi n...
SHBA ka vendosur veton ndaj projekt rezolutës së Këshillit t...
Aktori i madh i skenës shqiptare Bujar Asqeriu ka qenë i ftu...
Azem Elmaz është shqiptari që është bërë i famshëm në Austra...
Kosova dhe Serbia po zhvillojnë betejë të ashpër pro dhe kun...
Aktori i njohur, Bujar Asqeriu ka komentuar sot deklaratën e...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një ligjërate para...
Kryetari i Lëvizjes VetëVendosje Albin Kurti gjatë një konfe...
Policia e Shtetit vijon aksionet në mbarë vendin për të para...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Ag...
Shkupi e Athina janë në pritje të telefonatës mes kryeminist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...