web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bixhoz me dashurinë: Zbulohet e vërteta e martesës, tronditet familja Oberoi, ja ç’do ndodhë sot

1 Qershor 2018, 10:06, Lifestyle CNA

Mamaja e Tias i gjuan asaj dhe i thotë se bëri gabim të madh që nuk u martua me Shivain. Pas dasmës Anika i thotë Shivait se duhet të shkojë në shtëpi. Shivai i thotë të largohet pasi të gjithë të kenë fjetur. Ata grinden dhe Anika thotë se do i tregojë të vërtetën të gjithëve. Om dhe Rudra shkojnë tek dhoma e Shivait dhe Anika fshihet. Pasi ata largohen Shivai i thotë Anikës se mund të largohet pasi të gjithë të kenë fjetur. Ata zbresin poshtë dhe tronditen kur shohin të gjithë familjarët që i bëjnë surprizë. Gjyshja i thotë se kjo ishte ideja e Omit dhe sot do bëjnë ritualin kur nusja merr dhuratat nga familjarët.

Gjyshja i heq shaminë nuses dhe të gjithë habiten kur shohin Anikën shkruan revistawho. Ata pyesin Shivain. Pinki ofendon Anikën dhe bëhet gati t?i gjuajë. Shivai i bërtet dhe ja heq dorën. Ai thotë se i kërkoi ai Anikës të martohej me të sepse Tia u largua. Të gjithë habiten. Shivai thotë se nëse do e anulonte dasmën do e prishte emrin e familjes. Om nxehet dhe i thotë Shivait se ai e bëri këtë që të ruante emrin e familjes dhe nuk mendoi me zemër.

Ndërsa Rudra është i lumtur që Shivai u martua me Anikën. Shivain e merr në telefon një burrë dhe i thotë se e kanë rrëmbyer Tian dhe kërkojnë para. Në mëngjes Shivai me Omin dhe Rudrën shkojnë për të çuar paratë. Shivai arrin ta marrë Tian dhe e kthen në shtëpi. Del se rrëmbimin e ka planifikuar Tia me mamanë e saj.





Lajmet e fundit nga