web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Artan Hoxha tregon përse nuk qëndronte masa "arrest shtëpie" për Saimir Tahirin

28 Maj 2018, 17:22, Aktualitet CNA

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, është i ftuar në studion e televizionit ABC News, në rubrikën Mbrëmja, me Mirela Milorin.

Duke komentuar vendimin e gjykatës për të hequr masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Artan Hoxha tha se hetimi ndaj tij ishte me probleme që prej fillimit, ndërsa masa e marrë nuk qëndronte.

“Kam pasur një opinion i cili më është përforcuar me kalimin e kohës, se Prokuroria nisi një hetim pa pasur në duar prova, lidhur me ish-ministrin Saimir Tahiri.

Kjo mënyrë hetimi, më shumë ndihmoi Saimir Tahirin, sepse legjislacioni shqiptar nuk lejon që të hetohesh dy herë për të njëjtën çështje, edhe nëse do të mund të ketë një hetim më të mirë.

Përderisa Tahirit iu dha një herë pasaporta dhe ai nuk u largua për kaq shumë kohë, do të thotë se kjo masë e cila ishte marrë ndaj Tahirit për “arrest shtëpie” nuk shkon”, – tha ndër të tjera Artan Hoxha. /CNA.al





Lajmet e fundit nga