web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet loja e dyfishtë/ Basha harron kuksianët

25 Maj 2018, 14:21, Aktualitet CNA

Avokati Altin Goxhaj, vijon të denoncojë çështjen e arrestimit të kuksianëve, gjatë protestës kundër tarifës për Rrugën e Kombit.

Sipas avokatit Goxhaj, Gjykata e Lartë sot kishte afatin e fundit 10-ditor ligjor kur duhej të shqyrtonte burgun e kuksianëve, ndërsa PD hesht.

Avokati Goxhaj thekson se studio e tij ligjore është interesuar pranë Gjykatës së Lartë, dhe nuk ka ende një datë të caktuar se kur do të bëhet gjyqi.

Ndër të tjera, Goxhaj shprehet se PD hesht në lidhje me këtë ngjarje. Madje, ka thirru protesta, por nuk thotë asnjë fjalë për kuksianët e arrestuar.

E gjithë kjo tregon se ?mbështetja? që u duk në fillim e Bashës ndaj protestuesve në Kukës ishte veçse një lojë e dyfishtë.

Postimi i plotë i Goxhaj:

PD HESHT QË GJYKATA E LARTË SOT KISHTE AFATIN E FUNDIT 10 DITOR LIGJOR KUR DUHET TË SHQYRTONTE BURGUN E KUKSIANËVE!!!
Nga Studio Ligjore Aga & Goxhaj Laë Firm (Avokati Altin Goxhaj dhe Avokati Erald Aga)

Ndërkohë u interesuam në Gjykatën e Lartë dhe nuk ka ende asnjë dt se kur do të bëhet gjyqi! Dhe PD hesht! Madje ka thirr robtë në protestë por asnjë fjalë për kuksianët në burg!!!

Sot ishte afati i fundit 10 ditor që duhej të zhvillohej Seanca e Gjykatës së Lartë e Shqyrtimit të Masës së Sigurisë me Burg për 3 kuksianët që mbahen në qeli me urdhër të Kryeministrit për shkak të “gabimit” të pohuar nga vetë Kryeministri!

Asnjë Fjalë nga PD e cila sot duhej të dilte në Konferencë Shtypi për të protestuar për këtë shkelje afati 10 ditor të shqyrtimit të masave të sigurisë nga momenti i regjistrimit! Por PD nuk protestoi as për zvarritjen 25 ditore të dërgimit me postë nga gjykata në gjykatë të Dosjes nga Gjykata e Apelit Shkodër në Gjykatën e Kukësit dhe nga Gjykata e Kukësit në Gjykatën e Lartë dmth nga dt 21 Prill kur dorëzuam rekursin e deri në dt 16 Maj kur u regjistrua në Gjykatën e Lartë!!!

Po kur Gjykata e Lartë dhe gjithë gjykatat dhe Prokuroria shkelin hapur ligjin proçedurial çfarë duhet të bëjmë? Të ankohemi te Gjykata Kushtetuese??? Po as ajo nuk funksionon sepse ka mbet pa gjykatës! Ka rënë shteti a e kuptoni apo jo? Sepse është Shteti është zëvendësuar nga Pushteti Absolut i Kryeministrit që është shpall Mbret fuqiplotë duke u vetshpall edhe KryeProkuror dhe KryeGjykatës!!!

Në fakt PD dhe Luli nuk reaguan as kundër Avokates së Popullit të tyre që zhduku videon e rrëmbimit të kuksianëve dhe as kur ajo mashtroi publikisht duke deklaruar se rrëmbimi natën nëpër shtëpi ishte i ligjshëm duke e quajtur “arrestim” dhe jo “ndalim”… Sps ajo thjesht merr urdhëra konsensualë nga Edi dhe Luli, pasi rezultat i “dashurisë së 17 Majit” mes tyre është!





Lajmet e fundit nga