web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ikën Vlahutin vjen ambasadori i ri i BE-së në Tiranë

25 Maj 2018, 09:35, Aktualitet CNA

Pas largimit të ambasadores së BE në Tiranë, Romana Vlahutin, ambasador i ri është zgjedhur një italian, Luigji Soreca.

Soreca është një dashamirës i Shqipërisë dhe ka ndihmuar vendin tonë në procesin e liberalizimit të vizave.

Por kush është ambasadori i ri i BE-së në Tiranë?

Pak i njohur, por Luigi Soreca mban detyra të rëndësishme, ndër to Drejtor për Sigurinë në DG HOME.

Drejtoria e tij kontribuon në objektivin e Unionit për të ofruar një nivel të lartë sigurie për qytetarët evropianë dhe rrjedhimisht në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë.

Qëllimi i Axhendës Evropane për Sigurinë është përcaktimi dhe zhvillimi i aktiviteteve nga praktikat më të mira në legjislacionin, luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda. /CNA.al





Lajmet e fundit nga